Bukuria

Ka 5 ingredientë që dermatologët thonë mos t’i përdorni KURRË te maskat që bëni në shtëpi

Ka 5 ingredientë që dermatologët thonë mos t’i

Izolimi na ka bërë që t’i besojmë më shumë gjërave të bëra në shtëpi për kujdesin ndaj vetes. Maskat e fytyrës për shumë vajza mund të jenë kthyer në një rutinë, por dermatologët paralajmërojnë se ka disa ingredientë që nuk duhet t’i vendosni pasi mund të acarojnë lëkurën.

Limonin dhe frutat e tjera

Limoni është acid dhe mund të djegë lëkurën, duke e lënë atë të acaruar dhe të ndryshojë ngjyrën e saj. Po ashtu sipas dermatologëve mund të shkaktojë edhe reagim inflamator të lëkurës. Shumica e frutave të tjera nuk do të shkaktojnë një reagim të tillë nëse nuk keni alergji ndaj njërës prej tyre. Por disa fruta vijnë me disa efekte anësore, si p.sh. manaferrat mund të ngjyrosin lëkurën.

Pasta e dhëmbëve dhe soda e bukës

Të dyja këto mund të irritojnë ose të acarojnë lëkurën dhe nuk duhet t’i vendosni qoftë te maskat ose tek zonat e akneve.

Veza

Vezët mund të përdoren në disa produkte të bukurisë, por aplikimi i tyre drejtpërdrejt në lëkurë mund të ketë disa pasoja nëse nuk jeni të kujdesshëm. Veza mund të ju jap një infeksion bakterial të quajtur salmonelë. Studimet i klasifikojnë infeksionet e lëkurës me salmonelë si të rralla, por nëse i kërkoni ato në internet, nuk do dëshironi të rrezikoni.

Uthulla

Disa njerëz përdorin tonerë me bazë uthulle, falë aciditetit të përbërësit dhe vetive që rregullojnë pehashin, por nuk është një truk i aprovuar nga dermatologët. Duhet të qëndroni larg uthullës, pavarësisht përfitimeve. Ajo mund të japë nga acarim te djegie kimike. Era po ashtu është e tmerrshme për lëkurën dhe zgjat shumë.

Erëzat

Shafrani i Indisë mund të njollosë lëkurën, megjithatë kjo nuk e bën atë të ndaluar në mënyrë kategorike. Kanella nga ana tjetër duhet të shmanget plotësisht sipas dermatologëve. Erëzat duhet të përdoren me kujdes sepse disa prej tyre mund të japin irritime, ndaj duhet të testohen.

Po ashtu asnjëherë mos i mbani maskat e bëra në shtëpi për shumë gjatë në lëkurë dhe mos i ruani ato për t’i bërë sërish një ditë tjetër./ Burimi The Glamour