Bukuria

Kafeina rrit dhe i trash flokët? Gjithçka që duhet të dini nga ekspertët dhe sugjerimet për shampot

Kafeina rrit dhe i trash flokët? Gjithçka që duhet të dini

Kafeina tashmë po përfshihet në industrinë e kujdesit për flokët, duke u shtuar në përbërësit e shampove, maskës dhe balsamit të flokëve.

Bridgette Hill e cila ka një sallon bukurie në New York tregon se shkenca ka zbuluar që kafeina nxit qarkullimin e gjakut nën lëkurën e kokës.

'Kafeina stimulon qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, dhe kjo është thelbësore pasi gjaku është ai që ushqen kokën me oksigjen dhe lëndë ushqyese që duhen për të qëndruar të shëndetshëm dhe kjo lidhet direkt edhe me folikulat e flokëve'.

Për personat të cilët për shkak të gjenetikës, mënyrës së ushqyerjes apo dietës, fijet e flokëve nuk ushqehen mjaftueshëm dhe kjo çon në tharje, rrallim ose humbje të tyre. Por produktet me kafeinë janë idealet për ta ndaluar këtë.

Dermatologia Dhaval Bhanusali tregon për Cosmopolitan se kafeina kundërvepron me DHT hormonin përgjegjës të flokëve. Kafeina gjithashtu nxit rritjen e flokëve. Për të parandaluar rënien e tyre dhe për të pasur flokë më të trashë, më të shëndetshëm dhe më të gjatë duhet të merrni në konsideratë të përdorni të gjitha produktet e flokëve me përbërje kafeinë.

Megjithatë, duhet të dini diçka: Produktet me kafeinë duhet të përdoren për tre muaj rresht që të japing efektin e plotë.

Më poshtë ju tregojmë disa produkte për flokët me përbërje kafeine:

Kafeina rrit dhe i trash flokët? Gjithçka që duhet të dini

*Cosmopolitan/ Tiranapost.al.