Bukuria

Këshilla për kujdesin e lëkurës që të shndrisni gjatë verës

Këshilla për kujdesin e lëkurës që të shndrisni

Vera është thuajse këtu dhe ndërkohë që mund të jeni duke u bërë gati të hiqni xhupat e të nxirrni veshjet e sezonit të verës duhet të jeni shumë të kujdesshëm edhe sa i përket kujdesit të lëkurës.

Bëni mirë të filloni të kujdeseni për lëkurën pa u ngrohur ende shumë temperaturat. Këtu janë disa këshilla që mund t'ju ndihmojnë të bëheni gati të përballoni nxehtësinë e diellit:

1. Anashkaloni maskat me fletë të lagura. Mund t'i thajnë puçrrat

2. Vera është sezoni perfekt për një look thuajse pa make-up. Pra, zgjidhni grimin minimal me produkte të lehta, por me mbrojtje nga dielli.

3. Mos harroni të përdorni një tonik pa aromë, veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme.

4. Zakonisht vera në vendin tonë është shumë e nxehtë. Prandaj duhet të përdorni rfregullisht, në çdo dalje tuajën krem kundër diellit për tu mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit.

5. Lyeni lëkurën me krem ​​hidratues disa herë në ditë, vëçanërisht nëse keni lëkurë të thatë apo nëse kaloni pjesën më të madhe të kohës në dhoma ose zyra me ajër të kondicionuar, pasi ajri i ftohtë ka tendencën të thajë lëkurën.

Kini parasysh që çdo lëkurë është unike dhe ka nevoja të veçanta, por çdo lloj ka nevojë për mbrojtje nga dielli dhe hidratim.