Bukuria

Kjo është arsyeja pse nuk duhet ta heqësh kurrë një thinjë që të del

Kjo është arsyeja pse nuk duhet ta heqësh kurrë një

'Sa herë që hiqni një thinjë nga floku, aq më shumë do të rriten në vendin e saj.' Të gjithë e kemi dëgjuar këtë fjali, por a është e vërtetë? Me sa duket, shkulja e atyre fijeve gri nuk është një ide e mirë, por jo sepse do të dalin më shumë.

'Do të doja që kjo të ishte e vërtetë, sepse atëherë ne mund t'i ndihmonim njerëzit në këtë pikë, por jo,' tha Mirza Batanovic, drejtore e markës profesionale të kujdesit të flokëve Eufora International. ‘Shkulja e një fije floku nuk rrit më shumë fije të tjera dhe është një ide që nuk ka bazë në shkencë. Është normale të humbasësh deri në 159 qime në ditë, por nuk është se të gjitha këto që ikin nxisin skalpin të krijojë fije të reja flokësh.

Po ç`ndodh atëherë dhe pse nuk duhet të tërhiqen fijet vetë?

Në çdo fije floku që heq, atë thinjën që të bezdis, do të bëhet një cikël pushimi prej tre muajsh, derisa ta dalë sërish. Pas moshës 20 vjeç, ciklet janë më të gjata, arrijnë deri në 5 vjet. Pra një fije e hequr do të ridalë shumë vonë dhe kështu rrezikon të kesh gjithmonë e më pak flokë. Për më tepër, me kalimin e moshës çdo fije që del është më e brishtë dhe më e hollë. Edhe tek fatlumët që kanë flokë të shëndoshë në rininë e hershme.

“Duke shkulur flokët, ju mund të traumatizoni gjithashtu gjëndrën e flokëve, gjë që mund të çojë në infeksion apo edhe njolla tullace” paralajmëron Jennifer Korab.

Atëherë pse shkul dhe ende shoh më shumë gri?

Flokët gri janë një pjesë e pashmangshme e plakjes, kështu që ju do të shihni më shumë me kalimin e kohës.

Melanina është pigmenti që i jep ngjyrë flokëve dhe lëkurës. Numri i granulave të pigmentit në mënyrë natyrale fillon të zvogëlohet me moshën, zakonisht midis moshës 28 dhe 40 vjeç. Arsyeja për këtë është se melanocitet, qelizat që prodhojnë melaninë, fillojnë të ngadalësohen dhe prodhojnë më pak.