Kjo grua është më e vjetra në moshë që pozon për kopertinën e Vogue

Modelja e numrit të fundit të Vogue Philippines hyri në histori.
Whang-Od, e njohur gjithashtu si Maria Oggay, është një grua indigjene dhe artiste legjendare tatuazhesh. Ajo është gjithashtu 106 vjeç.
Me origjinë nga një fshat i vogël malor i quajtur Buscalan, njëqindvjeçarja është e njohur për teknikën e saj tradicionale të tatuazhit, të quajtur batok. Duke përdorur një shkop të mprehtë dhe blozë qymyr druri, Whang-Od ka praktikuar artin e saj që kur ishte adoleshente.
Revista përshkruan se si popullariteti i Whang-Od ndihmoi ta mbajë qytetin e saj në hartë, duke tërhequr fansat e tatuazheve dhe turistët në vendin ku bën tattoo.
Ajo gjithashtu ka trajnuar mbesat e saj - Grace Palicas, 26 vjeç dhe Elyang Wigan, 23 - për të ndjekur hapat e saj.
“Apo Maria ‘Whang-Od’ Oggay simbolizon forcën dhe bukurinë e shpirtit filipinas”, shkroi Vogue Philippines në një postim në Twitter. “E shpallur si mambabatok-ja e fundit e brezit të saj, ajo ka ngulitur në lëkurë simbolet e fisit Kalinga që nënkuptojnë forcën, guximin dhe bukurinë”.
106 vjeç dhe ende punon. "Do t'u shërbej vizitorëve derisa të më shohin sytë", thotë ajo.