Bukuria

Koronavirus/ Aldo Coppola, rrjeti i famshëm i salloneve të bukura lajmëron mbylljen

Koronavirus/ Aldo Coppola, rrjeti i famshëm i salloneve të bukura

Situata me koronavirusin ka bërë që rrjeti i famshëm i salloneve të bukurisë Aldo Coppola të mbyllet. Vendimi është marrë për atelietë e bukurisë në Milano, Firenze, Romë dhe Forte dei Marmi.

Në njoftimin në Instagram thuhet se vendimi është marrë për shkak të masave të njoftuara nga qeveria, që kërkon kujdes makimal, shmangie kontaktesh me njerëz, distancë një metër larg, që vlen edhe për lokalet të cilat në zonat më të prekura italiane do të qëndrojnë hapur deri në orën 18:00 të pasdites.

“Puna jonë është në kontakt të afërt fizik me klientët. Ne duhet të respektojmë masën për të ruajtur distancën me 1 metër, masë e imponuar nga qeveria. Duhet të tregohemi kurajozë, të logjikshëm dhe të respektojmë rregullat për sigurinë. Kjo është në mbështetje të qytetarëve dhe punonjësve tanë. Nëse nuk veprojmë sot, nesër mund të jetë shumë vonë. Është e nevojshme të shmangim mundësinë e marrjes së infeksionit dhe të infektojmë të tjerët. Duam të përcjellim një mesazh të fortë dhe të qartë për të gjithë sektorin, që të veprojë. Të bashkuar për Italinë!"

Koronavirus/ Aldo Coppola, rrjeti i famshëm i salloneve të bukura

Koronavirus/ Aldo Coppola, rrjeti i famshëm i salloneve të bukura

Koronavirus/ Aldo Coppola, rrjeti i famshëm i salloneve të bukura

Në itali, 16 milionë njerëz në Lombardi dhe pjesë të tjera të Veriut janë vendosur në karantinë. 133 vdekje raportohen në 24 orët e fundit, duke e rritur bilancin e viktimave në 366. Ndërsa të infektuar rezultojnë më shumë se 7000 njerëz. Megjithatë më shumë se 500 të të infektuarve janë shëruar.

Koronavirus/ Aldo Coppola, rrjeti i famshëm i salloneve të bukura