Bukuria

Maskne ose aknet që shkaktohen nga maskat

Maskne ose aknet që shkaktohen nga maskat

Si rrjedhojë e një kontakti të gjatë të lëkurës dhe fërkimit me maskën nxitet formimi i “akneve mekanike” apo ndryshe siç dermatologët i quajnë Maskne, fenomen që ështe vënë re shumë gjatë kohës së Pandemisë. Lokalizimi është kryesisht në:

Faqe

Rreth gojës

Nofullave

Si rrjedhojë e fërkimit të maskës me lëkurën qelizat e vdekura që bien çdo ditë nuk kanë ku shkojnë dhe si rrjedhim mbeten të bllokuara.

Si ndikon maska në krijimin e Maskne?

Lagështia, si rrjedhojë e frymëmarjes për orë të gjata brenda saj bëhet shtrat për aknen. Kjo bën që të bllokohen poret, yndyra dhe krijimi i një ambienti për krijimin e infeksionit mykotik.

Bakteret djersa, yndyra, make-up poshtë maskës mbyll poret, duart tuaja sa herë prekin maskën bëhen burim kontaminimi dhe infektimi të lëkurës duke riçuar dhe ndihmuar në riinfektim.

Fërkimi, si rrjedhjojë e mbajtjes gjithë ditën fërkimi i maskës me lëkurën, prish barrierën mbojtëse të saj dhe si e tillë bëhet më e ndjeshme për hyrjen e baktereve dhe inflamimin.

Koha e ngrohtë, nxehtësia dhe lagështia e acarojnë aknen dhe prodhimin e yndyrës.

Koha e ftohtë, maska mund të çojë në akne si në kohën e nxehtë apo edhe kur bie breshër, koha e ftohtë e thanë lëkurën dhe e bën më të lehtë që irritantet që shkaktojnë puçrra të cilat hyjnë nga poret.

Duke qëne se lëkura ështe organi më i madh i trupit ajo ka shumë funksione të rëndësishme. Për të mbajtur një balancë të mirë të saj rekomandohet që rutina duhet të vazhdojë duke u fokusuar në qetësimin e lekurës dhe rivitalizimin.

Pastruesit, larje 2 herë në ditë për të shmangur mbivendosjen e baktereve nga prodhimi i tepërt i yndyrës, por kujdes nga tharja.

Toniku, është pjesë e rëndësishme e zbutjes së lëkurës. Përdorni përbërës me aloe vera apo katravec.

Hidratojeni rregullisht lëkurën, ështe pjesë e rëndësishme duke përdorur hidratues të lehtë jo komedogjenik, të pasura me ceramide dhe acid hialuronik për të rregulluar barierën e lëkurës, duke parandaluar irritimet nga maska për të mbajtur hidratimin.

Krem kundër shenjave, një krem hidratues post shenjave ndihmon në shërimin e shenjave

Zgjidhni kremin me filtër mbrojtës, zgjidheni sipas tipit, kur keni dyshime zgjidheni me përmbajtje me minerale, këta kremra janë të formuluar me titanium dioxid dhe oksid zinku të cilat tolerohen më mirë.

Eksfoliantet duhet të jenë të butë dhe ndihmojnë në zhbllokimin e poreve. 1-2 herë në javë rekomandohet eksfolianti.

Këshilla të vlefshme

Hiqni makeup-in pasi përzierja me yndyrën, djersën bën që të kondesohet dhe bllokohen poret duke krijuar ambientin e përshtatshëm për infeksione

Mos i shtrydhni pasi do më shumë kohë për t`u shëruar, por dhe shpërndan bakteret.

Higjiena e duarve, bëjeni shprehi mos e prekni fytyrën, lajeni me ujë dhe sapun dhe hidratojeni pas saj.

Menaxhoni stresin dhe mbani një dietë të shëndetshme.

Shpeshherë maskat shkaktojnë dermatit perioral apo dermatit kontakti, si rrjedhojë e ndjeshmërisë së lëkurës nga maskat prandaj zgjidhni një maskë pambuku apo mëndafshi, lajeni rregullisht dhe mbajeni të mbuluar në letër kur e hiqni për ta mbajtur larg baktereve. Nëse keni një nga këto probleme drejtojuni dermatologut për t`ju diagnostikuar saktë për të marrë mjekimin e duhur.

*Këto janë studime të bëra nga Mayoclinic dhe Referime nga mjek të ndryshëm Dermatologë

Dr.Brunilda Bardhi Ph.D

Klinika e Laser & Dermatologji Kozmetike VENUS

Për më shumë informacion shkruaj në [email protected]