Bukuria

Më thuaj ç`tip lëkure ke, të të rekomandoj kremin e duhur

Më thuaj ç`tip lëkure ke, të të rekomandoj kremin e

Janë 4 tipe të lëkurës

1-Normale

shfaqet me lëkurë të butë dhe të njëtrajtshme me një elasticitet të ruajtur. Lëkura është e pastër, pa njolla të kuqe, kafe apo luspezime. Ka balancë të mirë të raportit ujë/yndyrë dhe qarkullimit të mirë të gjakut. është shumë e lehtë për të pastruar lëkurën, me pastues me xhel apo sapun dhe ujë të vakët dy herë në ditë.

2-E thatë

karakterizohet nga një pamje e plogët, e ashpër madje dhe me luspezime dhe kruarje. Poret e lëkurës janë të mbyllura, niveli lipideve është i ulët dhe si rrjedhojë lëkura është e thatë.

3- e yndyrshme

Pore të zgjeruara sidomos në zonen T dhe lëkurë që shkëlqen, mundësia për akne është më e madhe dhe larësit duhen specifik për të hequr yndyrën e tepërt.

4-Mikse

Ky tip lëkure mund t`ju mërzisi pak pasi mund të keni në të njëjtën zonë të fytyrës të dyja tipet e lëkurës. Zona e mollzave ka tendencë të krijojë kapilare të kuq shpeshherë dhe të jetë e ndjeshme.

Karakteristikat shtesë të lëkurës janë:

Lëkura mund të jetë më:

-sensitive

zakonisht shoqëron një lëkurë të thatë por jo gjithmonë. Karakteristikat e një lëkure sensitive janë; lëkura mund të tregojë një ngjyrim të një shkalle më të lartë, si psh praninë e kapilarëve kryesisht në faqe, lëkura ndihet e ngrohtë në prekje, vërehet skuqje sipërfaqësore. Këto tip lëkure paraqesin edhe shkallë alergjizimi më të lartë si rrjedhojë e përbërësve kozmetik që përdorin dhe shkallës së lartë të ndjeshmërisë ndaj atij përbërësi.

-dehidruar

është një lëkurë që humbet ujin dhe thahet. Kjo gjendje e lëkurës mund të lidhet me gjendjen e përgjithshme të personit, nga mënyra e të ushqyerit, nga faktorët e jashtëm si ndryshimet e temperaturave ekstreme apo efekti i zgjatur apo përsëritur në nxehtësi, përdorimi i gabuar i produkteve kozmetike etj. Pamja e një lëkure të tillë jep një efekt si portokall i zhveshur, luspezime të holla,vija sipërfaqësore evidente në lëkurë dhe thyerjet e kapilarëve të cilët janë të zakonshëm.

-mbihidratuar

duket e lagësht si rrjedhojë e mbiprodhimit të djersës. Kjo gjendje lëkure ka të bëjë me shkaqe të brendshme fiziologjike si ccrregullime hormonale apo metabolike. Këta persona duhet të shmangin përdorimin e produkteve apo pastruesve me përmbajtje alkooli. Të shmangin përdorimin e ushqimeve pikante, alkoolike apo pijeve të nxehta të cilat shkaktojnë zgjerim të enëve të gjakut në lëkurë duke rritur temperaturën e lëkurës.

-oedematoze

shfaqet e enjtur dhe e fryrë, kjo vjen si rrjedhojë e mbajtjes së ujit të tepërt. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga ccrregullime mjekësore dhe mund të jetë dhe si një efekt anësor i mjekimeve medikamentoze. Temperaturat e larta, qarkullimi jo i mirë i gjakut dhe gjendrave limfatike, mbajtja e lëngjeve në inde si rrjedhojë e një diete të pabalancuar si psh përdorimi kripës, alkoolit sasisë së lartë të kafesë, ccajit. është shumë e rëndësishme nëse keni një problem të tillë duhet të kërkoni vizitë me mjekun.

Kremrat sipas grup-moshës

Gjatë viteve që nga adoleshenca e në moshën e tretë lëkura jonë humbet shumë nga cilësitë dhe aftësinë regjenarive të saj,

Qelizat nuk rigjenerohen më rreth 4 javë dhe ccdo dekadë humbet acidi hialuronik që kemi me 10% si dhe elasticiteti lëkurës si rrjedhojë e pakësimit dhe aftësisë së ulët rigjeneruese të tij, ulet dhe lëkura varet dhe na jep një pamje jo shumë estetike për syrin tonë, pra plakja e lëkurës është një proces i cili mund të ngadalësohet duke përdorur trajtime estetike për të mirëmbajtur lëkurën tuaj.

Zakonisht midis moshës 20-30 vjec këta pacientë zakonisht nuk kanë rrudha fare, madje edhe kur bëjë mimikë fytyre apo duke folur. Nëse është prezent dëmtimi i hershëm mund të përfshijë pigmentime të lehta. Këta pacientë zakonisht nuk vënë make up pasi nuk është e nevojshme për të mbuluar rrudha apo alteracione pigmentare.

Jeta është e ngarkuar rreth të 30-ave dhe kjo është koha kur procesi i plakjes së lëkurës fillon të përshpejtohet.

A keni vënë re kohët e fundit se janë shtuar rrudhat tuaja të para?

Ndërsa lëkura ende prodhon kolagjen dhe elastin, disa rrudha mund të bëhen të dukshme, cilësia e lëkurës mund të fillojë të ndryshojë dhe kujdesi për lëkurën ka të bëjë me ndryshimet që ndodhin me kalimin e viteve

Shumë pacientë në të 30-tat e tyre ankohen për:

Rrudha dhe vija fine

Njolla dielli

Keqardhje për tatuazhet që kanë bërë

Dhjam që nuk shkrihet në zona të lokalizuara, dhjami kokëfortë

Kur të hyni në të 40-at, anti-plakja dhe kujdesi për lëkurën tuaj është pak më e rëndësishme, kur filloni të përjetoni ndryshime më drastike.

Rreth kësaj kohe rrudhat fillojnë të duken më të thella, linjat e imëta bëhen më të mëdha dhe cilësia e lëkurës me të vërtetë ndryshon. Këto paciente zakonisht kanë ndryshime të moderuara të dëmtimit nga dielli dhe dëmtime kronike ultraviolet të fibrave elastike që implikojnë në “nap back" apo tërheqjen mbrapa. Këto paciente janë pa rrudha ndërsa fytyra është në qetësi, por rrudhat fillojnë të shfaqen si vija ekspresioni ndërsa fytyra është në lëvizje, shfaqen palosje nasolobiale paralele, këndet e gojës, zona frontale laterale dhe në harkun zygonatik dhe eminencat malare.

Pacientët në moshën 50 vjeçare kanë ndryshime të avancuara të dëmtimit nga dielli dhe janë kryesisht ndryshime që ndodhin pas moshës 50 vjeç. Dëmtimi i fibrave elastike përkeqësohet dhe shfaqja e rrudhave edhe në qëndrim persistojnë. Ato mund të duken si rrudha në formë rrezeje nga konthus lateral, poshtë kapakut të syrit paralel, paraqitja e rrudhave vertikalisht në drejtim nga jashtë të kapakëve të syve të lartëm dhe të poshtëm. Dëmtimi i avancuar rezulton në diskromi pigmentore të dukshme, teleangiektazi dhe keratoza të dukshme. Pacientët zakonisht përdorin fondatinë për të mbuluar keto ndryshime. Disa nga shqetësimet e përbashkëta që dëgjojmë nga pacientët tanë 50 vjeçar përfshijnë: Lëshimi i lëkurës,venat merimangë dhe humbja e volumit, njolla moshe, rrudha të thella.

Ndërsa trajtimi i saktë i rekomanduar gjithmonë përshtatet me gjendjen unike të individit, mjekët tanë shpesh kryejnë trajtimet më të fundit për trajtimin e shqetësimeve të pacientëve tanë në vitet e 50-ta: RF, sclerotherapy, fillers, lazer Neuromodulatore, tonifikimi i lëkurës sclerotherapi.

Përdorimi lazerit është një trajtim popullor për pacientët tanë të moshave 50 dhe 59 vjeç, pasi ofron rinovim të dukshëm të fytyrës dhe trajton një sërë problemesh të zakonshme, duke përfshirë: njollat e diellit, pikat e moshës, rrudhat.

Lëshimi i lëkurës

Problemet e pigmentimit

Ndryshimet strukturore

Gjatë konsultimit tuaj me një nga dermatologët tanë ekspertë, do të jenë në gjendje të rregullojnë trajtimin tuaj me një regjim dhe mbrojtje të mirë, rezultatet janë afatgjata.

Në të 60-at ju mund të kënaqeni me gëzimin e daljes në pension.

Vetëm për shkak se jeni në pension, nuk do të thotë që dëshironi të dukeni në pension.

Në të 60-at tuaja lëkura juaj është dukshëm me e plakur, më e hollë dhe më e thatë se në vitet e kaluara. Procesi i plakjes natyrale merr një pamje më të dukshme por me ndihmën e ekspertëve ju mund të rinovoni lëkurën tuaj dhe të lini vite të tëra jashtë pamjes tuaj!

Çdo tip lëkure si fillim pasi të pastrohet duhet të përdori kremin e diellit në rastet e lëkurës së thatë apo mikes dhe fluid në rast të një lëkure të yndyrshme. Pas moshës 25 vjeç në varësi të gjendjes së lëkures mund të fillohet serumi me Vitaminë C që ndihmon për të forcuar kolagjenin dhe zbardhjen e pigmentimit.

Derivat i Vitaminës A, e cila përdoret në formën e tretinoines për lëkurat e yndyrshme apo me akne dhe retinoli për trajtimine rrudhave pas moshes 30 vjeçare.

-COENZIMA Q10, është folur shumë për këtë koenzimë vitet e fundit si dhe përmbajtja e tyre në kremra kundër moshës, po çfarë roli luan ajo në lëkurën tonë?

Procesi i dëmtimit është i shoqëruar me një rritje të oksidimit qelizor. CoQ10 aplikohet në lëkurë për të pakësuar nivelin e oksidimit në lëkurë si dhe rrudhat dhe lufton rrezatimin UVA.

-SILICIUMI

Me kohë humbja e siliciumit përkthehet me dehidrim dhe lëkurë të lëshuar; siliciumi;

Rrit hidratimin, elasticitetin

Pakëson rrudhat

Vonon procesin e dëmtimit apo plakjes

-ACIDI FERRULIK neutralizon radikalet e lira të njohura si “superoksid”,”radikal hydroksid”dhe “oxid nitrik”

Acidi ferrulik vepron në mënyrë sinergjistike pra duke e rritur veprimin me antioksidantë të tjerë dhe duke u dhënë atyre extra potence. Gjithashtu ndihmon lëkuren nga dëmtimi i diellit.

Zakonisht për çdo grupmoshë apo problematikë të lëkurës krijohen dhe protokollet specifike, disa protokolle mund t'jua sugjerojmë duke lexuar përbërësit e tyre.

Daily microexfoliant për pastrimin e lëkurës dhe qelizave të vdekura.

Një pluhur me bazë misri, mikro-exfoliues specifike me veprim eksfoliant të epidermës që në menyrë të vazhdueshme e lë lëkurën më të butë dhe të shkëlqyer.

Përzierja botanike unike në kombinim me aloe ndihmon ta mbajë lëkurën në nivele hidratimi, ndërkohë që përbërësit e tjerë rregullojnë prodhimin e pigmentimit.

Më thuaj ç`tip lëkure ke, të të rekomandoj kremin e

Krem dielli SPF30/50. Ofron mbrojtjen e maksimale nga rrezet UVA dhe UVB deri në shtresat më të thella të lëkurës.

Të pasura me antioksidantë që neutralizojnë radikalet e lira - përgjegjës për plakjen e parakohshme, pikat e pigmentimit dhe dehidratimin e lëkurës.

Përmirësimi i mikrocirkulacionit të lëkurës, mbrojtja e ADN-së të qelizave të lëkurës që parandalon plakjen e parakohshme. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe fototipet. Qetësues, rezistent ndaj ujit, jo-komedogjenik, paraben-free, pa konservante.

Më thuaj ç`tip lëkure ke, të të rekomandoj kremin e

SPF 50: Për të gjitha llojet e lëkurës, sidomos për lëkurën e ndjeshme, fototipet 1-3 dhe njerëzit që ekspozohen vazhdimisht ndaj rrezeve të diellit.

Me ngjyra të lehta. Pompë me tub pa ajër për të parandaluar oksidimin e produktit.

Enriched Serum, me përqëndrim të lartë të vitaminave A, C dhe antioksiduesve të cilët rinojnë dhe rigjallërojnë lëkurën e dehidratuar. Enriched Serum hidraton, lëmon dhe minimizon rrudhat e mimikës. Ndihmon në prodhimin e kolagjenit të ri dhe elastikës në lëkurë të dehidratuar dhe të plakur. Ideale për të gjitha tipet e lëkurës. Produkt pa ngjyrues dhe pa parfum duke ulur riskun e alergjive.

Microexo, ka një kombinim të përkryer të përbërësve, të cilët kontrollojnë prodhimin e yndyrës së tepërt dhe humbjen e ujit. Pastron poret e bllokuara në lëkurë të yndyrshme dhe me tendencë akneike. Ideale për hidratimin e lëkurës. Microexo shton funksionet e barrieres hidrolipidike për një hidratim më të thellë. Për të gjitha tipet e lëkurës.

Më thuaj ç`tip lëkure ke, të të rekomandoj kremin e

Vitamin CS Serum. Formuluar për të ndaluar proceset e mëtejshme të plakjes së parakohshme të lëkurës.

Parandalon formimin e rrudhave si dhe lufton pigmentimin, stimulon kolagjenin dhe lufton radikalet e lira, në sajë të % së lartë të vitaminës C.

Në përbërjen e tij ky serum është shumë i veçantë për cilësitë që ka dhe zgjidhjen e problemeve të lëkurës.

Mund të shoqërohet me trajtimet e laserit, piling kimik për të përforcuar dhe mbajtur rezultatin. Kombinim i 2% acid salicilik dhe 6% L-acid askorbik.

Penetron shtresën dermal dhe pakëson aktivitetin e melanosomeve, rregullon sebumin nxit neokolagenezen.

Reparing complex gel. Kombinon aminoacidet (Faktorin e Rritjes) me 8 llojet e vitaminës B.

Me anë të këtyre përbërësve ajo rindërton një lëkurë të shëndetshme, lufton njollat, pakëson skuqjen e lëkurës dhe rindërton dhe forcon barrierën hydro-lipidike të lëkurës.

Përmban: kolagjen, acid hyalurinik, GF komplexe, TRX, cooper, tripeptide-1, oksid zinku.

Më thuaj ç`tip lëkure ke, të të rekomandoj kremin e

Botolift cream. E pasur në komplekse të faktorit të rritjes qelizore e formuluar për të marrë rrezultatet tek një lëkurë e thatë në mënyrë kronike dhe plakje të parakoheshme.

Stimulon prodhimin e kolagjenit, pakëson rrudhat, parandalon tharjen dhe përmirëson humbjen e nivelit të hidratimit, ndërkohë që rregullon procesin e rrudhave.

Krem antioksi, rrit mekanizmin mbrojtës të lëkurës duke i dhënë cilësi prej kadifeje dhe butësi. Efekti thelbësor antioksidant i formulës është dhënë nga vitamina C shumë e koncentruar, e aftë për të rritur kapacitetin antioksidues të lëkurës.

Stimulon frymëmarrjen qelizore, lufton radikalet e lira dhe nxit rezistencën e lëkurës ndaj ndotjes së mjedisit. Dita ditës, ajo rikthen tonin dhe vitalitetin e lëkurës së lodhur dhe siguron një pamje më të re dhe më rrezatuese. I përkryer për të gjitha llojet e lëkurës dhe gjithashtu për lëkurën e ndjeshme dhe delikate.Baza e shkëlqyer e make-up.

Për më tepër mund të gjeni https://www.venusderm.com/Produkte/

Dr.Brunilda Bardhi Ph.D

Klinika e Laser & Dermatologji Kozmetike VENUS

Për më shumë informacion shkruaj në [email protected]