Bukuria

Mos bëj asnjë trajtim anticelulit para se të dish 6 gjëra

Mos bëj asnjë trajtim anticelulit para se të dish 6 gjëra

Tani më shumë se kurrë e ndjen nevojën për të trajtuar më mirë trupin tënd. Tani që e ke tepruar me të ngrënin gjatë karantinës dhe që ke bërë pak aktivitet fizik dhe pikërisht tani që erdhi vera dhe po vesh fustane e rroba banje.

E para gjë që duhet të dish është: Mos e streso veten me dieta. Nuk ke as kohë mjaftueshëm, derisa ato të japin efektin që do. Edhe nëse të ulin kilogramët, nuk të zhdukin celulitin ndaj të duhet trajtim anticelulit me metoda natyrale.

E dyta gjë që duhet të dish është vendi ku të drejtohesh. Në Tiranë ka vetëm një vend që i ka të gjitha: luksin, cilësinë, larmishmërinë dhe leverdinë në çmim. Në rrjetin e salloneve Bamboo Spa & Hammam dhe Bamboo Nails Bars. Çmimi i një seance nis nga 1500 lekë.

Mos bëj asnjë trajtim anticelulit para se të dish 6 gjëra

E treta: Bamboo Spa & Hammam dhe Bamboo Nails Bars ofron disa opsione. Modelimi i trupit bëhet përmes metodës me radiofrekuencë me vakum dhe infrared. Falë valëve të ngrohta shkrin qelizat dhjamore, nxit prodhimin e kolagjenit dhe acidit hialuronik. Kështu forcohet dhe rinovohet e freskohet lëkura. Pjesët specifike ku ndërhyhet janë: gjoksi, barku, kofshët, krahët, fytyra, qafa, anët e buzëve dhe dekolteja. Përfitimi tjetër i kësaj procedure është edhe eliminimi i strijave.

Mos bëj asnjë trajtim anticelulit para se të dish 6 gjëra

E katërta: Është bendazhi. Disa fasha të njomura me një substancë përbërësish aktivë mbështillen rreth këmbëve dhe barkut. Ka dy variante të kësaj procedure: të ngrohtë dhe të ftohtë. Bendazhi i ngrohtë përdoret për të luftuar celulitin, për të stimuluar metabolizmin e yndyrës dhe lirimin e toksinave. Ndërkohë bendazhi i ftohtë ka efekt tonifikues, përmirëson qarkullimin e gjakut, sistemin limfatik dhe lehtëson enjtjen.

E pesta: Masazhi limfodrenazh është më i rëndësishmi për trupin e njeriut. Synon të parandalojë dhe trajtojë ato shfaqje të lëkurës që dëmtojnë pamjen tonë, si: edemat sipërfaqësore, akumulimet e yndyrës, celulitin, aknet, shenjat poshtë syve, të cilat janë papërsosmëri që vijnë me adoleshencën, stresin dhe shtatzëninë.

Mos bëj asnjë trajtim anticelulit para se të dish 6 gjëra

E gjashta gjë që duhet të njohësh është balta për detoksifikim. Ajo është një përzierje mes ujit mineral, ujit termal dhe përqindjeve të ndryshme të algave të përziera me kripë. Balta e ngrohtë shërben për dobësim, ajo e ftohtë për tonifikim. Përmes aftësisë për të përthithur yndyrnat, lehtëson mikroqarkullimin e gjakut duke i drejtuar toksinat në rrugët urinare për të bërë më pas shkarkimin e duhur.

Të gjitha metodat më sipër janë jo invazive dhe tepër natyrale.

“Pa sakrifica të mëdha dietash, orësh duke djersirë në palestër apo bisturisë kirurgjikale, por duke u argëtuar, relaksuar dhe zbukuruar.”

Nëse i ke të gjitha të qarta, rikthehu dhe njëherë në pikën 2, në vendin ku do ndihesh e përkëdhelur, në Bamboo Spa & Hammam dhe Bamboo Nails Bars.