Bukuria

Në mëngjes apo darkë? Ja kur duhet t'i lani flokët

Në mëngjes apo darkë? Ja kur duhet t'i lani flokët

Të lash flokët në mëngjes apo në darkë? Kjo është shpesh një dilemë për gratë dhe vazat.

Ekspertët zbulojnë se si ndikon në flokë larja para se të flini dhe cili është dallimi në raport me larjen në mëngjes. Kini parasysh disa këshilla nëse doni që flokët të duken të bukura dhe me volum.

Nëse i lani flokët para se të flini sipas ekspertëve në mëngjes ato do të duken si të yndyrshme. Kur flini me flokët e lagura, ato shtypen në jastëk dhe rrafshohen më tepër se çdo ndodhte nëse do i thanit. Floku në mëngjes do të jetë pa volum dhe për pasojë duket i yndyrshëm. Një arsye tjetër përse nuk është më mirë t’i lani flokët para se të flini është se janë më të ndjeshme se sa kur janë të thara. Ato gjatë natës do të fërkohen nëpër jastëk dhe do të ngatërrohen dhe shanset që të këputen janë më të mëdhaja. Sipas ekspertëve është me e shëndetshme për flokët që të lahen në mëngjes.

Por nëse vendosi të lani flokët në darkë, ja çfarë duhet të keni parasysh:

– Përdorni shampo që i mban flokët të buta

– Krihni flokët me kujdes pas larjes

-Përdorni solucion për t’i dhënë flokut volum