Bukuria

Në rrjet po qarkullon truku gjenial për t’i bërë ondet duke përdorur vetëm çorape

Në rrjet po qarkullon truku gjenial për t’i bërë ondet

Vajzat nëpër rrjetet sociale po zbulojnë një mënyrë gjeniale sesi të bëni ondet perfekte, pa shpenzuar asgjë.

Gjithçka që ju duhet është një çorape dhe një kapëse.


Vendoseni çorapen e gjatë përgjatë flokëve, që mund t’i ndani në 4 pjesë dhe me kapëse fiksojeni tek rrënja.


Më pas përdridhni flokët përreth çorapes, që në fund mund të zgjidhni ta lini ashtu të lirë ose ta lidhni me fillimin e çorapes.


Flini me flokët e kapur në këtë mënyrë dhe të nesërmen kur t’i zgjidhni do të keni ondet perfekte. Nëse nuk na besoni tek këto video keni provat!