Bukuria

Nga jastëku tek balsami! 12 këshilla profesionale për ata që duan flokë të gjatë dhe të shëndetshëm

Nga jastëku tek balsami! 12 këshilla profesionale për ata që

Flokët e shkurtër do vijojnë të jenë trend edhe këtë vit, por disa preferojnë flokë të gjatë dhe të shëndetshëm edhe pse nuk mund të presin që kjo të ndodhë brenda natës. Mark Townsend, një Hairstylist i famshëm në Amerikë thotë se flokët rriten 1.27 centimetër çdo muaj, por thekson se kjo rritje ndodh vetëm kur floku është shumë i shëndetshëm dhe nuk ka maja të djegura.

Nga jastëku tek balsami! 12 këshilla profesionale për ata që

'Dhe ky proces i rritjes edhe mund të shpejtohet, siç ndodhi me flokët e Ashley Olsen të cilës i premtova se do të kishte flokët e gjatë që dëshironte'.

Nga jastëku tek balsami! 12 këshilla profesionale për ata që

Më poshtë ai jep 12 këshillat të cilat duhet të ndiqen:

1-Prit majat e djegura.

Edhe pse ekspertët janë të ndarë kur vjen puna tek procesi i rritjes së flokëve, por për një gjë bien dakord: Tek prerja e majava çdo 12 javë. Nëse flokët i mban me maja të djegura, ato do të shkurtohen dhe kështu procesi i rritjes nga lart nuk do të japë asnjë impakt në gjatësi. Edhe ata që i kanë të gjatë flokët, duhet ti presin rregullisht majat çdo 12 javë.

Nga jastëku tek balsami! 12 këshilla profesionale për ata që

2-Përdor vitamina që stimulojnë rritjen

Kjo vlen më së shumti për ata që nuk marrin sasinë e duhur të vitaminave, që përjetojnë stres dhe nuk konsumojnë vakte të plota ushqimi. Por para se ti përdorni duhet të konsultoheni me mjekun. Ajo që i duhet flokut është: Biotina, acidi folik, dhe vitaminat D.A.C dhe E.

Nga jastëku tek balsami! 12 këshilla profesionale për ata që

Nga jastëku tek balsami! 12 këshilla profesionale për ata që

3-Përdor sa më pak shampo

Gabimi që shumë bëjnë me flokët është që heqin nga përdorimi balsamin e flokëve, kur në fakt ka një rol shumë të dobishëm pasi qetëson dhe zbut flokët kur ashpërsohen dhe për pasojë majat e flokëve bëhen shumë më të ndjeshme. Balsami nuk duhet të hiqet, por shampoja duhet të përdoret në sasi sa më të vogël të jetë e mbundur.

Qëllimi i shampoos është të largojë papastërtitë në flokë, dhe për këtë asye kanë përbërës të fortë, një prej tyre sulfati. Është mirë që në vend të shampove të zakonshme të përdoret shampo bio dhe flokët të masazhohen lehtë në momentin që aplikohet.

Nga jastëku tek balsami! 12 këshilla profesionale për ata që

4-Shpëlaji flokët me ujë të ftohtë

Shpëlarja me ujë të ftohtë u jep flokëve forcim shtesë. Pasi ndihmon në parandalimin e humbjes së elasticitetit, lagështirës së nevojshme dhe dëmtimit nga nxehtësia. Por kjo duhet të ndodhë vetëm për pak sekonda. Pra, një shpelarje e thjeshtë. Ia vlen kjo ‘sakrificë’ nëse do të kesh flokë dhe gjatë dhe shpejt.

5-Shto sasinë e balsamit në flokë

Balsami është miku më i mirë kur përpiqeni të keni flokë të gjatë dhe ti rrisni ato shpejt. Balsami duhet të përdoret sa herë që lani flokët. Me kalimin e kohës, boja dhe nxehtësia i djeg më shpejt dhe hollon pjesën e fundit të flokëve duke shkurtuar gjatësinë. Dhe për t'u rikthye gjendjen e mirë dhe të butë, vendosini sa më shumë balsam, pasi balsami ndihmon në zëvendësimin e lipideve dhe proteinave të  humbura të flokut. Në thelb është mbrojtja e parë kundër dëmtimit dhe rrjedhimisht stimulimit të  rritjes së flokëve.

Nga jastëku tek balsami! 12 këshilla profesionale për ata që

6-Përdor maskë flokësh

Nëse gjatësia e flokëve nuk të ndryshon në rreth 2 apo te vjet, kjo do të thotë se ka nevojë më shumë për TLC sesa jep një balsam flokësh, pra për maskë. Ato mund të jenë me përbërje në formë kremi apo vaji. Vaji i flokëve duhet të përdoret në flokë të njomë dhe të lihet për 10 minuta, më pas duhet të bëni shpëlarje. Vajrat mbushin fijet e flokëve me acide yndyrore për të cilat floku ka nevojë.

Nga jastëku tek balsami! 12 këshilla profesionale për ata që

7-Mos përdorni piaster apo mashë.

Mjetet e nxehta që përdoren për të stiluar flokët nuk ndihmojnë aspak për rritjen e tyre, po ashtu edhe produktet shoqëruese si xheli apo llaku. Gjithashtu llastiku apo kapeset nuk lejojnë rritjen natyrore të flokëve. Sa më gjatë ti mbash të lëshura apo të kapura lehtë sipas rasteve, aq më i shpejtë ndodh procesi i rritjes. Për ata që e kanë të nevojshme stlimin me mashë apo me piaster, duhet të përdorin patjetër një produkt mbrojtës të nxehtësisë.

Nga jastëku tek balsami! 12 këshilla profesionale për ata që

8-Hiq dorë nga dekolorimi

Kur dekoloron flokët, shkakton dëme të mëdha, sidomos tek flokët që kanë ngjyrën natyrale të errët. Sa herë që flokët e errët dekolorohen apo lyhen me bojëra me ngjyrë të çelët ato shkatërrohen. Majat digjen, këputen dhe fijet dobësohen, kjo e ndal procesin e rritjes dhe do duhej kohë që flokët të riktheheshin në gjendjen e shëndetshme që ishin më parë. Nëse doni që flokët të rriten shëndetshëm dhe të gjatë, rimendojeni dëshirën për të pasur flokë platini, sidomos ju brunet.

Nga jastëku tek balsami! 12 këshilla profesionale për ata që

9-Krihini me kujdes dhe me krëhër profesional

Nëse dëgjon zhurmën e furçës teksa kreh flokët do të thotë se larjen e flokëve e kë bërë në mënyrë agresive dhe me produkte që kanë shkaktuar ashpërsim. Duhet treguar shumë kujdes kur kreh flokët dhe sidmos kur janë të lagur dhe shumë të ndjeshëm, që do të thotë se këputen shumë lehtë. Flokët e njomë duhet të krihen fillimisht nga fundi e më pas pranë skalpit. Është mirë që furca e flokëve të njomet me një vaj ose krem flokësh që nuk ka nevojë për shpëlarje dhe të krihet ngadalë.

Nga jastëku tek balsami! 12 këshilla profesionale për ata që

10-Përdor jastëk me këllef mëndafshi

Nëse zgjohesh me flokë të acaruar, jastëku me këllëf pambuku mund të jetë shkaku. Materiali më i mirë për flokë të gjatë dhe të shëndetshëm tek këllëfi i jastëkut është mëndafshi dhe sateni. Këto dy lloje copash nuk shkaktojnë fërkime me flokët.

Nga jastëku tek balsami! 12 këshilla profesionale për ata që

11-Peshqiri

Peshqiri ndikon shumë tek gjendja e flokut. Ajo që rekomandohet është peshqiri me mikrofibra pasi llojet e tjera i dëmtojnë. Kur vendosim peshqirin në flokë të njomë, fijet tërhiqen dhe tendosen, dhe kështu bëhen më të prirura për tu këputur. Në vend të një peshqiri të trashë dhe të ashpër, më mirë përdorni peshqirin me mikrofibër që bën dhe thithje më të mirë të ujit.

Nga jastëku tek balsami! 12 këshilla profesionale për ata që

12-Mos vendosni karfica në flokë

Janë shumë të dëmshme për flokët, për shkak të materialit dhe tërheqjes që i bëjnë fijeve duke i këputur, dhe sidomos ku vendos shumë prej tyre gjatë një modelimi dhe më pas u hedh solucione si llak ngirës flokëve./ E.B

Nga jastëku tek balsami! 12 këshilla profesionale për ata që