Bukuria

Nga një shtëpiake në depresion, në supermodele. Si Caroline Labouchere i vërtetoi botës se jeta fillon 50 vjeç

Nga një shtëpiake në depresion, në supermodele. Si Caroline

Gratë moderne përballen gjithnjë e më shumë me sfida bukurie. Një prej tyre është ideja për të pasur flokë gri. Njerëzit pranojnë se duhet guxim dhe vetëbesim i madh për të përqafuar ngjyrën gri.

Megjithatë, ka disa gra që vërtetojnë se flokët e thinjura nuk janë një barrë, por një aksesor i bukur.

Caroline Labouchere e vërteton.

Nga një shtëpiake në depresion, në supermodele. Si Caroline

Caroline Labouchere është me origjinë nga Londra. Kur ishte fëmijë u braktis nga babai i saj, gjë që bëri që ajo të ndihej e pasigurt dhe vite më vonë përjetoi frikën e plakjes. Nëna e dy fëmijëve i kaloi të njëzetat dhe të tridhjetat e saj duke u ndjerë e parëndësishme dhe e papërshtatshme. Ajo luftonte shenjat e plakjes duke lyer flokët e saj, të cilët tashmë kishin filluar të thinjeshin.

Në një intervistë, Labouchere tha: “Unë u rrita duke mos dalë para pasqyrës. Nuk mendoj se jam ndjerë ndonjëherë e bukur, madje as në ditën time të dasmës. Kur isha më e re dhe një aparat fotografik më drejtohej, unë i shmangesha.”

Nga një shtëpiake në depresion, në supermodele. Si Caroline

Planet e saj për jetën ishin të qarta.

“Nuk më pëlqente shkolla dhe e lashë kur isha 16 vjeç. Bëra një kurs gatimi në Cordon Bleu dhe një kurs rrobaqepësie, stilimi. Nuk kishte plane karriere, thjesht të udhëtoja, të martohesha dhe të krijoja familje”.

Nga një shtëpiake në depresion, në supermodele. Si Caroline

Një ditë jeta e saj ndryshoi totalisht.

Kjo ndjenjë shprese dhe pasigurie mund të kishte zgjatur përgjithmonë, por befas, Labouchere pati një mundësi të shikojë veten me sy tjetër.

Në Nëntor të 2017-ës, vajza e saj, Amelia, e cila atëherë ishte 23 vjeç dhe punonte si modele, tha se shefi i saj po kërkonte një grua me flokët me thinja. Dhe kjo ishte një mundësi e madhe për nënën.

Nga një shtëpiake në depresion, në supermodele. Si Caroline

Nga një shtëpiake në depresion, në supermodele. Si Caroline

“Unë nuk isha një modele, por isha e thinjur”.

Fotot e saj si modele tashmë publikohen në revistën Vogue të Britanisë.

Nga një shtëpiake në depresion, në supermodele. Si Caroline

Nisi të përdorte kremra për fytyrën dhe të kujdesej më shumë për veten.

Nga një shtëpiake në depresion, në supermodele. Si Caroline

“Nuk kam dashur kurrë të dukem e vjetër. Sot dhe me përparimet në mjekësinë moderne, kozmetikën dhe ushqimin, është e mundur. Unë jam shumë më e sigurt dhe më e guximshme sesa kam qenë në të njëzetat dhe të tridhjetat e mia. Shkoj kudo ku më ftojnë dhe them gjithmonë po”.

Nga një shtëpiake në depresion, në supermodele. Si Caroline

Nga një shtëpiake në depresion, në supermodele. Si Caroline

Ajo dhe bashkëshorti i saj, David, kanë kaluar shumë kohë të vështira së bashku, por tani ata po jetojnë në Dubai dhe e shijojnë jetën e tyre në maksimum. Ajo i quan fëmijët e saj investimi më i mirë dhe nuk bën plane të mëdha për të ardhmen, duke jetuar e lumtur momentin.