Bukuria

Ngritja e vitheve po lulëzon, por shërimi nuk është shaka!

Ngritja e vitheve po lulëzon, por shërimi nuk është shaka!

Nga Sandra E. Garcia/ Kur Randi Wright bëri një lifting brazilian të të pasmeve në vitin 2020 - një operacion kompleks në të cilin dhjami nga barku ose pjesë të tjera me mish përdoret për të zmadhuar dhe formësuar të pasmet – nuk e dinte se çfarë e priste. Ajo iu nënshtrua procedurë në Miami, ku çmimet ishin më të ulëta dhe opsionet ishin të bollshme. Për Wright, kryerja e këtij operacioni zbuti pasigurinë që ajo ndjeu për trupin e saj pas lindjes së dy fëmijëve.

Ngritja e vitheve po lulëzon, por shërimi nuk është shaka!

“Më ndryshoi jetën. Nuk mund të prezantohesha askund me trupin që kisha”, tha Wright duke fshirë lotët. Pas operacionit, ajo kishte nevojë për të qëndruar dhe për t'u kujdesur gjatë dy javëve të para, dhe kjo ishte pjesa më e dhimbshme e periudhës së rikuperimit.

Ngritja e vitheve po lulëzon, por shërimi nuk është shaka!

Spitalet ose nuk e ofrojnë mundësinë e qëndrimit për rikuperim, ose aty ku ofrohet, kushton shumë. Kështu ajo mori një dhomë hoteli. Pastaj në Instagram gjeti më shumë sesa një qendër që ofronte kujdes për gratë pas ndërhyrjeve të tilla. Shkoi, qëndroi atje ku të tjerë kujdeseshin për të, mbeti e kënaqur dhe hapi një biznes të sajin të tillë: Me 3 dhoma dhe kapacitet 6 vendësh.

Ngritja e vitheve po lulëzon, por shërimi nuk është shaka!

Po sa kushton të qëndrosh dy javë në një qendër të tillë?

Çmimi shkon nga 5 mijë dollarë, deri në 15 mijë dollarë.

Operacioni trendi

Në vitin 2021, pati fiks 61,387 formësim të vitheve, sipas Shoqërisë Aesthetic. Trendi nisi nga Miami dhe u përhap në pjesë të tjera të Amerikës dhe botës.

Po pse quhet operacioni brazilian kur është krijuar në Miami?

Ngritja e vitheve po lulëzon, por shërimi nuk është shaka!

Quhet ngritja braziliane e të pasmeve, jo sepse është shpikur në Brazil, por sepse vajzat braziliane kanë të pasme të mëdha dhe me forma, përgjithësisht.