Bukuria

Një 28 vjeçare amerikane me origjinë filipinase është Miss Universe 2023

Një 28 vjeçare amerikane me origjinë filipinase është

R'Bonney Gabriel nga Shtetet e Bashkuara u kurorëzua të shtunën mbrëma si Miss Universe 2023.

Gabriel, e cila vitin e kaluar u bë e para filipino-amerikane që fitoi Miss USA, mori kurorën e konkursit që u zhvillua këtë vit në New Orleans, Luiziana.

Ajo është 28 vjeç.

Një 28 vjeçare amerikane me origjinë filipinase është

“Si grua, besoj se mosha nuk na përcakton. Nuk është nesër, nuk është dje, koha është tani”, tha ajo.

Miss Universe për herë të parë ka lejuar këtë edicion edhe nënat dhe gratë e martuara të konkurrojnë për titullin.

Në vend të dytë u shpall Amanda Dudamel nga Venezuela dhe në të tretin Andreína Martínez nga Republika Domenikane.