Një mjeke estetiste liston 6 arsyet përse Demi Moore nuk dukej vetvetja gjatë sfilatës

Është ende e pazgjidhur dilema: Përse Demi Moore nuk dukej si Demi Moore gjatë sfilatës së Fendi-t. Pas disa ideve që qarkulluan në rrjet, si për shembull ka hequr dhjamin nga fytyra, ka bërë keq makeup-in, e të tjera si këto, vjen analiza e detajuar e një mjekeje estetiste, Dr. Leslie Gerstman.
Ajo liston 6 arsye. Sipas saj nuk ka pasur vetëm një.
“Dy fjalë për atë që kishte ndodhur me Demi Moore. Së pari dua të dini që e adhuroj dhe është një nga aktoret më të bukura të Hollivudit. Më pëlqente mënyra se si po plakej. Po çfarë shkoi keq?
Më poshtë janë supozimet e mia:
Ngritja e buzëve dhe majës së hundës shumë e dobët.
Bleferoplastika e kryer dobët me kantopleksi dhe mbushës të kapakut të sipërm të syve, i bërë ata të duken të vegjël dhe të rrumbullakët.
Nofulla është mbushur më shumë seç duhet, duke i dhënë një formë katrore, shumë mashkullore.
Ka shumë mbushës në faqe dhe vijat nasolabiale.
Heqja e dhjamit nga fytyra, ndoshta disa kohë më parë ka dhënë atë devijimin e madh nën faqet e tejmbushura me botoks.
Tërheqje e tepërt e fytyrës.
Shpresoj që botoksi të ketë qenë nga ata që tretet.
Sfilata e Fendi-t ishte mahnitëse, absolutisht”, shkruan mjekja.
Pra paska qenë më shumë se një arsye dhe fajin e kishte mjeku që ka tentuar ta bëjë më të bukur dhe më të freskët.