Bukuria

Operacionet plastike detyrojnë 28-vjeçaren të rinovojë pasaportën

Operacionet plastike detyrojnë 28-vjeçaren të rinovojë

Një grua është detyruar të rinovojë pasaportën e saj pasi është marrë vazhdimisht në pyetje nëpër aeroporte.

28-vjeçarja e ka treguar historinë e saj në TikTok. Joanne Prophet ka bërë disa ndërhyrje në fytyrë dhe ka gati një pamje të re.

Sipas saj, ajo merret në pyetje sa herë që fluturon, sepse stafi i aeroportit dhe linjave ajrore thjesht nuk mund të besojnë se ajo është i njëjti person me atë në foton e pasaportës së saj.

Është veçanërisht shqetësuese në vendet e huaja. Në një intervistë, estetistja kujtoi një përvojë të frikshme në Turqi. “Unë u futa në një dhomë për rreth një orë dhe më morën në pyetje rreth gjashtë burra turq.

Operacionet plastike detyrojnë 28-vjeçaren të rinovojë

Joanne ka bërë një ndërhyrje në hundë, dy operacione gjoksi dhe ka rregulluar dhëmbët e saj. Por lista e procedurave kozmetike nuk ndalet me kaq. Ajo ka ripërcaktuar tiparet me mbushës për mjekrën dhe buzët, injeksione për tretjen e yndyrës dhe përforcues të lëkurës, me disa zgjatime flokësh dhe qerpikë falso për të përmbyllur pamjen e saj të re.

E vetmja zgjidhje, ishte pasaporta me pamjen e re.