Bukuria

Parfumi më i ri, me aromë patatesh të skuqura

Parfumi më i ri, me aromë patatesh të skuqura

Prodhuesit e një parfumi të ri thonë se po përdorin aromën e diçkaje vërtet të parezistueshme, atë të patateve të skuqura. A i reziston dikush erës së tyre?

Dhe vjen pikërisht në kohën e duhur, për ditën e Shën Valentinit.?

“Ky parfum është një dhuratë e shkëlqyer për këdo që nuk mund t`i refuzojë patatet e skuqura”, thotë Jamey Higham presidenti dhe CEO i kompanisë.

“Frites nga Idaho” është aroma me sasi të limituar e disponueshme vetëm në faqen e internetit. E bërë nga patate të distiluara dhe vajra esencialë të Idahos, shishja kristalore shitet me pakicë për 1,89 dollarë. çmim simbolik, aq sa kushton edhe një porcion patatesh.