Bukuria

Përse nuk duhet të flesh me flokët lëshuar?

Përse nuk duhet të flesh me flokët lëshuar?

Flokët janë gjysma e bukurisë dhe meritojnë vëmendje. Nëse deri sot ke fjetur me flokët lëshuar, hidhi një sy të gjitha arsyet përse nuk duhet ta bësh më. Kapi flokët përndryshe:

Do zgjohesh me flokë të ngatërruar që do duan kohë të krihen. A e ke kohën me bollëk në mëngjes dhe nervat e relaksuara për t`u marrë gjatë me to?

Përse nuk duhet të flesh me flokët lëshuar?

Mund të zgjohesh me akne. Kremrat apo çdo produkt e pluhur që gjendet tek flokët vetëm sa do ta acarojë lëkurën. Mbaji larg fytyrës.

Përse nuk duhet të flesh me flokët lëshuar?

Nuk do të të rriten flokët, ose të paktën do të ngadalësohet si proces. Kur flokët ngatërrohen, kutikula e tyre ngrihet dhe qëndron e hapur. Flokët e dëmtuar rriten ngadalë. Nëse po ëndërron rritjen e tyre, kapi.

Përse nuk duhet të flesh me flokët lëshuar?

Do të bëhen kaçurrela, edhe nëse je lodhur për t`i shtrirë para gjumit.

Përse nuk duhet të flesh me flokët lëshuar?

Gjumin e bën të trazuar nga bezdia e herëpashershme me flokët.

Përse nuk duhet të flesh me flokët lëshuar?

Mënyra më e mirë për t`i kapur? Si në foto.

Përse nuk duhet të flesh me flokët lëshuar?

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al