Bukuria

Editori i Vogue, Philip Picardi: A na bën më të pasigurt Industria e Bukurisë?

Editori i Vogue, Philip Picardi: A na bën më të pasigurt

Phillip Picardi, editor i Teen Vogue, në një intervistë në podcastin e ‘Goop” ka folur për veten, si zbuloi se ishte gei dhe për industrinë e bukurisë.

"Në vitin 2009 kur punoja në një revistë bukurie kontaktova me Michaela Angela Davis, që më tha diçka që më ndryshoi jetën dhe karrierën. Ajo më tha: Juve media duhet të mendoni në mënyrë më kritike kë zgjidhni të vendosni në kopertinë si simbol bukurie. Dhe jam shumë dakord me të. Mendoj se përzgjedhja e protagonistit, madje edhe e fotografit dhe mënyrës si do editohet fotoja të gjitha kontribuojnë në krijimin e një lloj bukurie të perceptuar.

Më kujtohet kur kam qenë i ulur në një mbledhje dhe diskutonim se sa e guximshme do ishte të zgjidhnim si modele një kokëkuqe me quka. Se ishte një zgjidhje që nuk pritej", tha Philip.

Më pas foli për mënyrën si mediat dhe shoqëria kishin ndikuar edhe në perceptimin e tij.

"Kur kuptova që isha gei, mendova që sa keq unë nuk do bëhesha kurrë avokat në jetë time, sepse një avokat s`mund të jetë kurrë homoseksual. Kështu e binda veten, sepse ky ishte miti që më ishte krijuar. Dhe në këtë periudhë nisa të lexoja më shumë revista si Vanity Vair e Vogue, vendosa që do punoja në të ardhmen në këto lloj revistash, sepse kisha lexuar që Anna Ëintour e Vogue mbështeste martesat e të njëjtit seks. Oh, thashë, unë do bëhesh gei dhe do punoj të këto revista e s`do kem përse të fshihem nga askush.

Në fushën e bukurisë nuk mjafton vetëm të bësh marketing. Në fushën e bukurisë t`i duhet të jesh edhe gazetar, edhe të kuptosh biznesin se si funksionon, por edhe mënyrat se si bukuria dhe termat e saj ndikojnë në psikologjinë e njerëzve.

Mendoj që puna si gazetar në fushën e bukurisë më ka bërë të kem një qasje më holistike. E stërvit trurin në një mënyrë tjetër", tha Philip.

A është krijuar Industria e Bukurisë për të na bërë më të pasigurt?

Ai shpjegon se e bukura e kësaj industrie është që të fton t`i shikosh të gjitha mundësitë, përmes produkteve, revistave, gjithçkaje, pastaj varet nga çdo njeri se sa ndikohet. Nëse dikush është ndarë nga i dashuri, ndihet e mërzitur dhe dëshiron të bëjë një ndryshim për t`u ndjerë më mirë e bën, dhe kjo është balanca që kjo industri krijon.

Philip tregon gjithashtu se sot revistat i ka zëvendësuar Instagrami në njëfarë mënyrë. Dhe vajzat nuk presin asnjë ftesë për t`u bërë modele, sepse mund ta bëjnë në Instagramin e tyre. Instagrami po bën gjithçka për një ‘like’, për t`u pëlqyer të gjithëve. Mendoj që ajo që Instagrami bën, lavazhi i trurit, është e jashtëligjshme.

*Për të dëgjuar gjithë Podcastin kliko këtu

*Burimi Goop