Bukuria

Pse duhet të vishem dhe të bëj makeup kur jam në karantinë?

Pse duhet të vishem dhe të bëj makeup kur jam në

Ngihu në mëngjes dhe vishu e bëj make-up sikur do të dilje jashtë. Sipas ekspertëve kujdesi për veten dhe kurimi fizik përmes makeup-it i bën mirë shëndetit mendor.

Një psikoterapiste ka treguar për median britanike Metro se mënyra si e shikojmë veten tonë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë mendor: 

‘Mënyra se si ne ndihemi dhe e shikojmë veten tonë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor. Prandaj është shumë e rëndësishme ti kushtojmë vëmendje edhe pamjes së jashtme. Qëndrimi në shtëpi sigurisht që do të sjellë pasoja, por për të mos i bërë ato afatgjata duhet të punoni me veten tuaj. Vishuni sikur do të dilni jashtë, bëni makeup dhe vendosni buzëkuqin e preferuar. Efektet mund të jenë shumë afirmuese’.

Ajo thotë se vetëbesimi dhe komunikimi me njerëzit që duam në këtë situatë kaotike kanë rol të rëndësishëm.

‘Vishuni mirë, bëni makeup dhe shihuni në pasqyrë. Do të ndiheni shumë më mirë sesa të qëndroni gjithë ditën me pizhama dhe flokët rrëmujë. Flisni me miqtë në kamer dhe shprehni ndjenjat që po përjetoni, se këtë situatë nuk po e kaloni vetëm ju personalisht, por të gjithë’.