Bukuria

Pse gratë indiane flenë me flokët gërshet dhe cilat janë përfitimet?

Pse gratë indiane flenë me flokët gërshet dhe cilat

Gratë indiane kanë flokë shumë të gjatë dhe të padjegur, siç shumicës së grave u bëhet kur zgjatet më shumë seç duhet. Floku i tyre ka shkëlqim dhe duket si e gjithë kjo i dedikohet kulturës indiane të kujdesit për veten.

Pse gratë indiane flenë me flokët gërshet dhe cilat

Ka shumë sekrete bukurie që nënat dhe gjyshet u kanë trashëguar brezave, dhe një prej tyre është gërsheti çdo natë përpara se të shkojnë në shtrat.

Në kulturën indiane besohet se kur gratë flenë me flokë të lëshuara, ato janë më të ekspozuara ndaj energjive negative. Në realitet, gërshetat e flokëve mund t'i ndihmojë flokët të duken më të shndritshëm dhe voluminoz. Për çfarë shërben tjetër fjetja me gërsheta?

Ndihmon në parandalimin e djegieve në majat e flokut.

Pse gratë indiane flenë me flokët gërshet dhe cilat

Prerja e majave do t'ju ndihmojë përkohësisht të shpëtoni nga një fije që ndahet në disa pjesë në fundin e flokut, por nëse nuk bëni ndonjë ndryshim në rutinën tuaj të kujdesit ndaj tyre, ato do të shfaqen përsëri. Majat dëmtohen prej produkteve kimike që përdorni, ose tharjes së shpeshtë. Mënyra sesi flini ndikon gjithashtu.

Nëse i mbani lëshuar, fërkimi tek jastëku i dëmton. Mbajtja e flokëve me gërsheta redukton fërkimin.

Pse gratë indiane flenë me flokët gërshet dhe cilat

Flokët kanë nevojë për lagështi për t'u dukur mirë dhe nuk është për t'u habitur që shumë produkte për kujdesin e flokëve reklamojnë se bëjnë hidratim të mirë. Gërsheti përpara se të shkoni për të fjetur ndihmon për të bllokuar lagështinë e nevojshme.

Ndihmon në krehjen e lehtë të flokëve. Nuk do kesh asnjë telash për ta krehur me lehtësi në mëngjes, nëse e ke lidhur gërshet në darkë. Nuk ka se ku të ngatërrihet gjatë natës.

Pse gratë indiane flenë me flokët gërshet dhe cilat

Flokët e lidhur nuk qëndrojnë pranë fytyrës natës dhe kështu as nuk të prishin gjumin e as nuk të shkaktojnë akne në fytyrë.

Për më shumë, në mëngjes kur t`i zgjidhësh do të kesh kaçurrela origjinale.

Pse gratë indiane flenë me flokët gërshet dhe cilat

Floku do të rritet më shpejt vetëm falë gërshetit. Si? Sepse floku i dëmtuar, qoftë edhe në maja, nuk lejon rritjen e duhur në rrënjë, plus që rënia e flokut, nuk të lejon të kesh volumin e dëshiruar.

Mbi të gjitha të kursen kohë. Për pak sekonda në darkë i kursen vetes një kohë të mirë në mëngjes. I zgjidh dhe i ke gati të krehur, të rregullt, me kaçurrela natyrale dhe mbi të gjitha me volum dhe shkëlqim.