Bukuria

Qerpikë të gjatë dhe voluminozë, ky është produkti i ri që po bën “namin” në TikTok

Qerpikë të gjatë dhe voluminozë, ky është produkti

Ekziston një produkt i ri qerpikësh, i cili është bërë viral në Tik Tok dhe një pjesë e mirë duhet të ketë dëgjuar për të.

Mascara e re e Maybelline Sky High ka dalë në treg vetëm rreth dy javë më parë, por tashmë është shitur në ULTA Beauty katër herë, veçanëtrisht falë një numri të madh fansash në TikTok.

Nuk është ekzagjerim, hashtagu #skyhighmascara ka mbledhur 52.7 milion shikime. Pse është kaq e ndjekur? Formula e re Mascara zgjat zgjat shumë qerpikët dhe shton vëllimin e tyre.

Furça fleksibël e tij lejon që të arrihen edhe qerpikët më të imët nga çdo kënd, ndërkohë që vetë formula është e mbushur me ekstrakt dhe fibra bambu që zgjasin qerpikët. Sipas videove të shpërndara në Tik Tok, me dy deri në tre shtresa rezultatet janë fantastike.

Një përdoruese e Tik Tok në partneritet me Maybelline provoi provoi produktin dhe tregoi për të gjithë qerpikët e saj voluminozë. Për çudi, postimi i saj zgjoi interesin e ndjekësve dhe shumë prej tyre nxituan për të parë nëse rezultatet ishin aq të mira sa dukeshin.

Produkti kushton më pak se 12 dollarë.

Artikulli i marrë nga TZR, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.