Rregulli për një balluke perfekte bazohet në formën e fytyrës tuaj

Forma e fytyrës tuaj është treguesi ideal i gjatësisë së ballukeve të flokëve që duhet të zgjidhni.
Ekspertët zbulojnë se çdo formë fytyre korrespondon me një lloj të veçantë të ballukes që ju përshtatet.
Njihuni me disa prej këshillave të tyre:
Fytyrë e rrumbullakët, balluke të drejta dhe të gjata
“Në rastin e një fytyre të rrumbullakët, këshillohet të mbani një balluke të drejtë dhe të gjatë (pak mbi vetullat), për të balancuar dhe harmonizuar rrumbullakësinë e fytyrës. Jo ballukeve të plota dhe ballukeve të shkurtra: të dyja llojet theksojnë rrumbullakësinë e fytyrës”.
Fytyrë në formë zemre, balluke të gjata
Kjo formë fytyre kombinohet në mënyrë perfekte me balluke të gjatë, që tejkalon vijën e syve dhe shumë të hollë e cila skalit mollëzat dhe zvogëlon gjerësinë e ballit. Kjo balluke duhet të ketë vijë në qendër.
Fytyrë ovale, balluke të gjatë ose mbi vetulla
Fytyra ovale konsiderohet edhe si më simetrike dhe e rregullt që do të thotë se ju lejon t'i jepni dorë të lirë krijimtarisë edhe për sa i përket ballukes, e cila mund të jetë shumë e gjatë por edhe e shkurtër dhe e drejtë, pak mbi vetullat. E rëndësishme është ta kombinoni atë me prerjen e flokëve për një rezultat harmonie maksimale.
Fytyrë katrore, balluke të mëdha
Në rastin e një fytyre katrore, ballukja më e mirë është padyshim ajo plotë, e përsosur për t’i dhënë dinamizëm dhe ngushtim gjerësisë së fytyrës, por dhe zbutjen e tipareve tipike katrore. Gjatësia është ajo që mbulon pak sytë.