Bukuria

Sa herë e aplikon shampon në flokë? Ky është gabimi që mund ta kemi bërë gjithë kohën

Sa herë e aplikon shampon në flokë? Ky është gabimi

Ata që i lajnë flokët duke aplikuar vetëm një herë shampo kanë bërë gabim. Kështu thotë një stiliste flokësh e cila poston video të shumta në TikTok ku tregon ‘sekrete’ për të pasur flokët të bukur dhe të shëndetshëm. Ajo quhet Amy dhe udhëzimin e saj se si duhet ti lajmë flokët e lexoni si më poshtë, hap pas hapi:

Pasi të lagni flokët, merrni pak shampo, përhapeni mbi duar dhe më pas vendoseni në skalpin e kokës. Masazhojeni skalpin dhe me pas përhapeni shampon në gjithë gjatësinë e flokut.

Pas shpëlarjes, përsërisni procesin duke marrë sërish shampo dhe duke masazhuar sërish skalpin dhe më pas edhe pjesën e gjatësisë së flokëve. Në fund, pasi të keni shpëlarë flokët, vendosi balsam por duke mos prekur rrënjën. Mund ta lini për disa minuta, mesatarisht 3 ose 5. Shpëlajeni me ujë të ftohtë për të pasur më shumë shkëlqim dhe flokë të fortë.

Pas përfundimit të procesit të larjes, zgjdhni një peshqir të butë, mos i fërkoni me forcë flokët në peshqir për të larguar pjesën e mbetur të ujit.

E pyetur se pse duhet të lajmë flokët me dy herë përdorimi të shampos, Amy ka treguar: E para është heqja e yndyrës dhe papastërtive në scalp dhe hera e dytë shërben për pastrimin e gjithë flokut. Është sikur të lash dyshemenë. Ka ndonjë që e lan me vetëm një herë?

Sa herë e aplikon shampon në flokë? Ky është gabimi

Sa herë e aplikon shampon në flokë? Ky është gabimi

Sa herë e aplikon shampon në flokë? Ky është gabimi

*Metro/ Tiranapost.al.