Shkencëtarët besojnë se mund të kenë zbuluar pse thinjen flokët ndërsa plakemi

Shkencëtarët amerikanë besojnë se mund të kenë zbuluar pse flokët bëhen gri ndërsa ne plakemi.
Sipas tyre ndalimi i zhvillimit të qelizave bën që flokët të marrin ngjyrë gri. Ekipi nga Universiteti i Nju Jorkut (NYU) studioi procesin te minjtë, të cilët kanë qeliza identike për ngjyrën e flokut.
Si thinjen flokët?
Ne rritemi dhe flokët na bien, një cikël normal që ndodh gjatë gjithë jetës.
Flokët e rinj rriten nga gjëndrat e qimeve, që gjenden në lëkurë, ku ndodhen edhe melanocitet që prodhojnë pigment.
Melanocitet prishen dhe rinovohen vazhdimisht. Të rejat janë bërë nga qelizat staminale dhe janë këto qeliza që studiuesit besojnë se "ngecën" tek njerëzit flokët e të cilëve janë thinjur.
Ekipi i NYU Langone Health përdori skanime speciale dhe teknika laboratorike për të studiuar procesin e plakjes së qelizave.
Ndërsa flokët plaken, bien dhe pastaj rriten në mënyrë të përsëritur, një numër në rritje i qelizave burimore të melanociteve bëhen të ngadalta në punën e tyre.
Qelizat staminale ndalojnë së rrotulluari rreth folikulit dhe fiksohen, duke dështuar kështu të maturohen në melanocite të plota. Pa prodhuar pigment, flokët bëhen gri, të bardhë ose të argjendtë.
Shkencëtarët sugjerojnë se thinjja e flokëve mund të jetë një proces pjesërisht i kthyeshëm.
Ushqimi i dobët është një shkak i mundshëm dhe i shërueshëm i thinjave të parakohshme.
Disa studiues pretendojnë se stresi mund të kontribuojë në zbardhjen e flokëve të njeriut dhe kanë sugjeruar që heqja e ankthit mund të rivendosë procesin e pigmentimit - të paktën për një kohë.
Studime të tjera sugjerojnë se gjenetika, ose ADN-ja jonë, përcakton pjesërisht se kur ne thinjemi.