Bukuria

Si buzëkuqi dhe të brendshmet mund të parashikojnë ekonominë

Si buzëkuqi dhe të brendshmet mund të parashikojnë

Sipas shifrave të një raporti të fundit në Amerikë, shitjet me pakicë në muajin korrik ishin të qëndrueshme, duke treguar se inflacioni po ndikon në shpenzimet amerikane.

Shpenzimet konsumatore drejtojnë më shumë se dy të tretat e PBB-së, duke ofruar një pasqyrë të rëndësishme për gjendjen e ekonomisë dhe gjasat e një recesioni.

Por janë disa produkte në vecanti si buzëkuqi i femrave apo të brendshmet e meshkujve, të cilat, nga historiku i krizave kanë dëhsmuar të kundërtën e asaj që lehtë mund të imagjinohet.

Buzëkuqi

Si buzëkuqi dhe të brendshmet mund të parashikojnë

Teoria lindi gjatë recesionit të vitit 2001, kur trashëgimtari dhe kryetari i Estée Lauder, Leonard Lauder, vuri re se shitjet e buzëkuqve kishin arritur të rriteshin. E njëjta gjë edhe nga viti 1929 deri në 1933, gjatë Depresionit të Madh.

Si buzëkuqi dhe të brendshmet mund të parashikojnë

Fenomeni i njohur si “indeksi i buzëkuqit”, në të cilin blerjet e produkteve kozmetike janë në korrelacion të zhdrejtë me shëndetin e ekonomisë, mbetet i vërtetë edhe sot.

Sipas Natalia Bambiza, një analiste për NPD, shitjet për grimin e buzëve u rritën me 48 për qind në tremujorin e parë të 2022 krahasuar me vitin e kaluar.

Si buzëkuqi dhe të brendshmet mund të parashikojnë

Të brendshmet për meshkuj

Në vitin 2008, ndërsa kombi po kalonte në recesionin e madh, kreu i Rezervës Federale në atë kohë vuri në dukje një produkt që shihej si një ogur i mirë ekonomik: të brendshmet për meshkuj.

Alan Greenspan i tha një gazetari të NPR se burrat priren të heqin dorë nga blerja e mbathjeve të reja gjatë një recesioni, sepse është më pak e dukshme për të tjerët kur është koha për një palë të reja.

Romancat

Ndërsa tregjet ranë në vitin 2009, faqja e internetit Match.com publikoi fitimet më të larta të tremujorit të katërt në shtatë vjet. Gjatë pandemisë, Bumble dhe Tinder u rritën teksa beqarët u mblodhën në aplikacione ndërsa ishin të mbërthyer në shtëpi.

“Njerëzit ende kanë nevojë për dashuri dhe marrëdhënie, në recesion ata kanë nevojë edhe më shumë”, tha Lauren Schenk, një analiste në Morgan Stanley, në një podcast.

Pica e ngrirë dhe mac dhe djathë

Kur paratë janë të pakta dhe të hahet, jashtë nuk është një opsion. Konsumatorët priren të jenë strategjikë për mënyrën se si shpenzojnë në dyqane ushqimore. Ata shpesh anashkalojnë korridoret e ushqimeve të freskëta dhe shkojnë direkt në seksionin e ngrirësit.

Por “Kraft” njohu shitje në rritje në 2009 pasi më shumë njerëz blenë DiGiorno dhe zgjodhën makarona e djathë në kuti. Një prirje e ngjashme po ndodh tani: inflacioni po i shtyn konsumatorët drejt dyqaneve të artikujve të markës për të hequr disa dollarë.

Shampanjë

Kur paratë janë të pakta konsumatorët në përgjithësi nuk janë në gjendje të blejnë shampanjë të shtrenjtë. Në një sondazh të vitit 2011, Planet Money i NPR zbuloi se treguesit ekonomikë nga shitjet e pijeve franceze në Shtetet e Bashkuara ishin 90 për qind më të larta.

Shitjet u rritën në 1999, përsëri në 2007 dhe së fundmi në 2021.

Natyrisht, ka parashikues më thelbësorë të një recesioni, si papunësia, shpenzimet dhe të dhënat e pagave. Dhe ekonomia amerikane tashmë është tkurrur në dy tremujorë radhazi, një tjetër shenjë tipike.

Thënë kështu, ndoshta mendoni dy herë përpara se të blini atë buzëkuq.