Bukuria

Si ndikoi pandemia në biznesin e make-up artistëve? Shërbimet e luksit ende s’kanë rinisur

Si ndikoi pandemia në biznesin e make-up artistëve? Shërbimet e

Parukeritë dhe berberët ishin ndër bizneset më të goditur nga pandemia e koronavirusit. Ato u hapën me 11 maj, me masa të rrepta sigurie, ku nuk lejohen klientët të presin por të shkojnë në orarin e rezervuar më parë.

Por si ka ndikuar konkretisht tek make-up artistët. Eni Lena është një prej tyre e cila ka treguar në një intervistë se situata e Covid-19 ka ndikuar edhe në shërbimet e luksit që ende nuk kanë rifilluar, përveç shërbimeve si krehje të thjeshta të flokëve, apo lyerje. Ajo e ka fjalën për eventet e mëdha, maturën që u anulua, dasmat, apo ditëlindjet.

Eni Lena thotë:

'Ka ndikuar në pjesën e shërbimeve të luksit. Kë quajmë ne të luksit? Mbledhjet e darkave, eventet, gëzimet familjare, ditëlindjet apo dasmat. Ndërsa shërbimet që janë të domosdoshme, prerje, lyerje, pjesën estetike të femrave, kanë rifilluar në momentin që rifilloi dhe aktiviteti. Pjesa e make up-it akoma nuk e ka prekur pjesën e aktivitetit. Për fat të keq çfarë rezervimesh kemi pasur për mbrëmjen e maturës, tashmë janë anuluar. Dhe më e keqja për ne dhe më e trishtë është që janë anuluar nuk janë shtyrë. Kur sheh që bën art në portretin e një vajze dhe përfundon me gëzimin e saj teksa ajo pëlqen veten dhe e vlerëson, arti bëhet akoma dhe më i bukur nga ana jonë’.

Ajo thotë se gjatë muajve të izolimit rrjetet sociale i kanë ardhur në ndihmë:

'Këtë periudhë i kemi përdorur goxha. Duke qenë se nuk kemi pasur kontakte direkt me klientët kemi përdorur dhe takimet online, për nevojat e tyre personale që kanë pasur për një zgjidhje sa më të shkurtër, ju kemi ardhur goxha në ndihmë dhe është periudha më e mirë që të promovohen edhe shumë gjëra të tjera online. Domethënë në një farë mënyre na ka ndihmuar’.

Duke folur për trendin e kësaj vere, Eni Lena tha se është looku i shkujdesur, dhe make up me ngjyra pranverore.

Intervista në Report TV.