Si të kuptosh që produkti kozmetik ka skaduar: Nuk mjafton vetëm data, ja katër mënyra

Pandemia e Covid ka bërë që të vazhdojmë të qëndrojmë më shumë në shtëpi dhe kjo do të thotë më pak përdorim makeup-i. Për shumë nga produktet tona duket se ka ardhur koha për ti ndërruar, edhe pse nuk janë mbaruar dhe kanë datë skadence. Shumica e produkteve kozmetike kanë një afat përdorimi pas momentit kur hapet, pra llogarietet koha sa muaj duhet të përdoret pasi produkti të hape. Por në fakt janë disa gjëra të tjera, që më shumë se sa një datë në kuti, tregon nëse produkti duhet të përdoret më apo të ndërrohet. Kimisti Kozmetik Ginger King tregon të gjitha shenjat që tregojnë se ai produkt nuk shërben më dhe duhet të hidhet.
Ai thotë përgjithësisht produktet me bazë pluhuri rezistojnë më gjatë sesa ato të lëngshme pasi ato të lëngshmet kanë më shumë gjasa për të krijuar baktere. Gjithashtu edhe lloji i paketimit ka të bëjë me afatin e përdorimit të një produkti.
Ginger King tregon shenjat:
-A ka ndryshuar aroma?
-A ka ndryshuar ngjyra?
-A ka ndryshuar pamja?
-A ka ndryshuar cilësia?
Nëse përgjigja për këto pyetje është po, do të thotë se produktin duhet të hedhësh pasi ka skaduar.
Në rastet e produkteve me përbërës bio, në shumë raste ato duken në përbërje si të ndarë apo të ngrirë. Për tu siguruar se nuk është prishur tundeni mirë që ajo të bashkohet përsëri. Nëse nuk ndodh, kryesisht tek kremrat, produkti nuk ka më efekt.
*Tiranapost.al.