Bukuria

Si të ndaloni rënien e flokëve dhe t’i rrisni në mënyrë natyrale?

Si të ndaloni rënien e flokëve dhe t’i rrisni në

Flokët janë një pjesë e rëndësishme e paraqitjes së gjithsecilit prej nesh prandaj rënia e tyre është diçka që mund të mos e presim shumë mirë. Flokët e kuruar kanë aftësinë të na japin vetëbesim, prandaj pjesë e rëndësishme e rutinës së përditshme të çdokujt duhet të jetë kujdesi për flokët.

Më poshtë në këtë artikull janë të renditura disa këshilla që mund të provoni për të rritur dhe shtuar flokët tuaj.

Ja si të rigjallëroni flokët në mënyrë natyrale:

-Një dietë e ekuilibruar luan një rol të rëndësishëm në kujdesin e flokëve. Duhet të përfshini në dietë ushqime që përmbajnë vitaminën A, C, hekur dhe omega-3 pasi ato ushqejnë rrënjët e flokëve.

Si të ndaloni rënien e flokëve dhe t’i rrisni në
-Kimikatet e forta në shampon që përdorni mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë, prandaj ndërrojini me shampo organike dhe do të vëreni një ndryshim pozitiv.

Si të ndaloni rënien e flokëve dhe t’i rrisni në
-Lëngu i qepës dhe përdorimi më pas duke e aplikuar në tërë gjatësinë e flokut për të paktën 30 minuta përpara se të lahet është një metodë e këshillueshme për ju që keni të tilla probleme.

Si të ndaloni rënien e flokëve dhe t’i rrisni në
-Uji i fermentuar i orizit thuhet të ndihmojë shumë në rritjen e flokut. Gjithçka që duhet të bëni është të njomni orizin në disa gota ujë për 15 minuta, më pas ta kulloni ujin dhe ta ruani për 48 orë. Përdorni ujin e orizit të fermentuar për të larë kokën dhe rrënjën e flokëve dhe me siguri do të shikoni rezultate vetëm pas disa përdorimesh.

Si të ndaloni rënien e flokëve dhe t’i rrisni në

Nëse këto këshilla nuk funksionojnë për ju, do të ishte mirë të gjenit shkakun kryesor që ju shkakton rënien e flokëve, në mënyrë që të mund të merrni masa sa më shpejt.