Bukuria

Si të rrisni thonjtë shëndetshëm dhe më shpejt? Ndiqni 9 këshillat e dermatologes

Si të rrisni thonjtë shëndetshëm dhe më shpejt? Ndiqni

Një proces i bezdisshëm më shumë sesa tek flokët është tek thonjë. Po flasim për rritjen e tyre në mënyrë të shëndetshme. Nëse flokët rriten gjysmë centimetër çdo muaj, thonjtë për të njëjtën sasi kohe rriten vetëm 2-3 milimetra. Këtë thotë dermatologia Agabi nga Neë York e cila shton se megjthatë, tek disa ky proces rritje mund të ndodhë më shpejt, e ndërsa për ironi tek persona që duan ti mbajnë të gjatë ndodh akoma më ngadalë.

Dermatologia thotë se thonjtë tregojnë edhe probleme shëndetësore për të cilat ndoshta as nuk e keni menduar gjë që justifikon mos-rritjen e tyre dhe për këtë duhet të kërkoni ndihmën e mjekut.

Ajo jep këshillat që duhet të ndiqni për të pasur thonj të shëndetshëm.

Lexojini si më poshtë:

1- Ushqehu shëndetshëm

Pjesa më e rëndësishme është përfshirja e ushqimeve të shëndetshme në dietën tuaj në mënyrë që trupi të marrë të gjitha lëndët ushqyese që i duhen për të funksionuar në mënyrën më të mirë. Një dietë e ekuilibruar që përfshin shumë proteina dhe një larmi frutash dhe perimesh është çelësi për të mbajtur thonjtë e shëndetshëm përmes të ushqyerit.

2-Flisni me mjekun tuaj për kolagjenin

Ka pasur disa hulumtime interesante lidhur me trajtime që mund të përshpejtojnë rritjen e thonjve dhe që përmirësojnë pamjen e tyre, zgjidhja janë suplementet e kolagjenit. Peptidet bioaktive të kolagjenit që merren nga goja një herë në ditë për 24 javë mund të rrisë thonjtë dhe i mbron ato nga thyerja duke i forcuar. 

3. Kontrolloni  nëse keni nivelin të duhur hekuri

Një tjetër lëndë ushqyese që mund të ndikojë në shëndetin dhe rritjen e thonjve është hekuri. Për t'i bërë thonjtë të fortë, keni nevojë për hekur. Nëse keni thonj të brishtë dhe të thyer, bëni një vizitë te mjeku për të testuar nivelet e hekurit. Mund të jetë arsyeja që po ju pengon ti rrisni.

4. Apliko në thonj një trajtues për rënien e flokëve

Vendosni 5 % minoxidil (i cili zakonisht përdoret për humbjen e flokëve) në thonj dy herë në ditë, mund të rrisë thonjtë që në javën e parë të aplikimit. Kjo pasi ndihmon në qarkullimin e gjakut. Qarkullimi i gjakut mundëson më shumë lëndë ushqyese dhe oksigjen në thonj, duke nxitur rritjen e shëndetshme të tyre. 

5. Trajtoni thonjtë tek manikyristi

Manikyrët xhel nuk janë të dëmshëm. Por nuk duhen aplikuar shpesh. Ideale do ishte të vendosni thjesht një forcues. Një përbërës ndihmues është acidi pantotenik. 

6. Ushtrohuni mjaftueshëm

Mungesa e aktivitetit fizik ngadalëson rritjen e thonjve. Për sa kohë që nuk ngrini pesha dhe nuk lëvizni thonjtë nuk do rriten, por edhe nëse ndodh do ju thyhen. Djersitja mund të përmirësojë shëndetin dhe gjatësinë e thonjve tuaj. Kush e mendonte? 

7. Mbani thonjtë të pastër dhe të thatë

Lagështia e tepërt për periudha të zgjatura mund të rrisë rrezikun e infeksionit. Dhe nëse mendoni se rritja e thonjve është një proces i dhimbshëm, nuk keni provuar ende një gisht të infektuar. 

8. Jepini formë thoit me limë

Forma e rrumbullakët përmes limimit është më praktike dhe bën që thoi të rritet më shpejt. 

9- Mos i ngacmoni me dhëmbë, dhe mos i prisni asnjëherë kutikulat

Që thonjtë të qëndrojnë të shëndetshëm, edhe lëkura e kutikulës përreth duhet të jetë e shëndetshme. Dhe mos i ngacmoni duke i kafshuar me dhëmbë. /Cosmopolitan/