Bukuria

Si të shpëtosh nga njollat kafe? Disa kremra që propozon doktoreshë Bruna dhe i gjeni kollaj

Si të shpëtosh nga njollat kafe? Disa kremra që propozon

Melasma ose "Maska e shtatzënisë", është shumë e zakonshme. Shihet përgjithësisht te gratë pas shtatzënisë apo përdorimit oral të kontraceptivëve. Është një çrregullim i vështirë për t`u trajtuar. Melasma paraqitet me formë të parregullt, me pigmentim të lehtë në kafe të errët. Nuk është një problem i pazgjidhshëm. Në fund të shkrimit do të japim një propozim joshës që s`duhet ta humbasësh.

Si të shpëtosh nga njollat kafe? Disa kremra që propozon

Këto njolla shihen zakonisht në buzën e sipërme, hundë, faqe, mjekër, ballë, dhe nganjëherë, qafë. Ekzistojnë tre modele tipike të shpërndarjes, më e zakonshme është ajo centrofaciale, që përfshin faqet, ballin, pjesën e buzës së sipërme, hundën dhe mjekrën.

Megjithëse ka pasur shumë shkaktarë të sugjeruar, faktorët si estrogjeni, drita UV dhe predispozicioni gjenetik janë faktorët më të spikatur, që mendohet se luajnë një rol të rëndësishëm bashkë me hormonet e stresit.

Lokalizimi pigmentimit mund të jetë në epidermë, në dermë apo dermo-epidermale.

Për ekzaminimin e saj përdoret Llampë Wood. Melasma epidermale është më e lehtë për t`u trajtuar sesa melasma dermal, sepse melanina është në një nivel më të lartë në lëkurë dhe për këtë arsye mund të jetë më e lehtë të arrihet rezultati nga produktet e aplikuara lokalisht në formën epidermale.

Melasma si ta trajtoni në shtëpi?

Pasi ta ekzaminoni se në çfarë shkalle është i lokalizuar pigmenti tek dermatologu ju do përdorni protokollet sipas rastit.

Në mëngjes:

1. Lani fytyrën me një pastrues që përmban një alfa hidroksi acid.

2. Vendosni një produkt me hidrokinon, kojicik acid ose acid azelaik.

3.Vendosni krem me spektër të gjerë UVA / UVB krem mbrojtës.

4. Vini kapele dhe evitoni diellin dhe nxehtësinë kur është e mundshme

5. Merrni një antioksidant si krem antioxy të dermagenetic.

Në mbrëmje:

1. Lani me një pastrues që përmban një alfa hidroksi acid.

2. Vendosni një retinoid si Retin-A, alpha serum, brightening forte xhel, A-Mela.

Si të shpëtosh nga njollat kafe? Disa kremra që propozon

Si të shpëtosh nga njollat kafe? Disa kremra që propozon

Bëni piling tek dermatologu. Gjithashtu në varësi të gjendjes, është mjeku specialist që përcakton protokollin e trajtimit. Përdoret mikrodermabrazion, IPL, Q-switch Alexandri Laser, Ultrapuls CO2. Për të marrë trajtimin e nevojshëm, atë që lëkurës tënde i duhet, mund të marrësh protokollin me 4 trajtime dhe të paguash 3 tek Klinika Venus. Të bësh Piling klinik dhe ekzaktësisht atë për të cilën lëkura ka nevojë, nuk ka të paguar.

Disa pacientë mund të zhvillojnë okronoza ekzogjene ose hiperpigmentim post inflamator. Prandaj është shumë e rëndësishme marrja e historikut të pacientit si dhe vlerësimi i ndjeshmërisë së pacientit që ka ndaj produkteve. Kështu që: “Më tha një shoqe”, “Kishte bërë dhe një kolege”, nuk funksionojnë.

Dr.Brunilda Bardhi Ph.D

Klinika e Laser & Dermatologji Kozmetike VENUS

Për më shumë informacion shkruaj në [email protected]