Bukuria

Ju tregoj të gjitha metodat për të shëruar shenjat e akneve aq të pakëndshme

Ju tregoj të gjitha metodat për të shëruar shenjat e akneve
Dr.Brunilda Bardhi

Aknet janë një problem dermatologjik i zakonshëm, që zakonisht kërkojnë trajtime të zgjatura. Dëmtimi i kolagjenit dhe indeve të tjera si rrjedhojë e inflamacionit të aknes çon në ndryshime permanente të tekstures së lëkurës. Sa më i shpejtë dhe efikas të jetë trajtimi i aknes aq më shpejt menaxhohen dhe shenjat pas tyre. 

Ju tregoj të gjitha metodat për të shëruar shenjat e akneve

Zakonisht aknet kur shërohen lënë pigmentime dhe shenja të cilat varen nga grada në të cilën kanë qenë aknet si dhe aftësia rigjenerative që ka gjithsecili. Si pasojë e këtyre shenjave shpeshherë pacientët ndihen të stresuar, shmangin ambientet publike, kanë kufizim të jetës sociale, ndihen të shqetësuar. Një bashkëpunim i mirë me mjekun, por dhe me familjarët do ndihmojë në mirë-menaxhimin e këtij problemi që ka impakt në anën psikologjike. Rreth 95% e pacientëve që kane pasur akne kanë forma të lehta, deri të moderuara të cikatrices, ndërsa 30% forma më të agravuara.

Klasifikimi i shenjave të Aknes janë dy lloje, atrofike (krijimi i gropëzave në lëkurë) dhe hipertrofike (krijimi i ngritjeve mbi nivelin e lëkurës). Format e ciklatriceve të aknes variojnë sipas thellësisë nga 0,5 deri në 2mm të cilat japin një pamje jo uniforme të lëkurës. 

Teknikat e trajtimit të cikatriceve janë të shumta, por lind pyetja, cili është trajtimi i duhur për të marrë rezultatin maksimal?

Ju tregoj të gjitha metodat për të shëruar shenjat e akneve

Ju tregoj të gjitha metodat për të shëruar shenjat e akneve

9 Metodat për të trajtuar shenjat pas aknes:

1.Metoda kirurgjikale nëpërmjet metodës punch apo subcision (rregullimin e tërheqjes nga poshtë që i bëhet lëkurës në cikatricen atrofike).

2.Piling kimik i cili preferohet nëpërmjet teknikës cross dhe përdorimi i disa përbërësve kimik specifik me % të caktuar (si TCA, Salicilic ac, glicolic ac), zakonisht duhen 4-6 trajtime, por duhen pasur parasysh efektet anësore që mund të krijohen gjatë trajtimit si skuqje që mund të zgjasi deri në 8 javë, hiperpigmentim deri 6 javë apo shpërthim akneiform, prandaj është shumë e rëndësishme që të bëhet një selektim shumë i mirë i pacientit, parapërgatitja e duhur e lëkurës para trajtimit si dhe ndjekja post trajtimit.

3.Mikrogjilpërat ose induksioni kolagjen perkutan tregon efikasitet në trajtimin e shenjave atrofike. Diametri 0,1 mm, mikrogjilpërat nga 0,5-3 mm në gjatësi, aplikacioni 15 herë mbi të njëjtën zonë e cila çon në një depozitim të ri të kolagjenit dhe fibrave elastike në procesin pasues të shërimit të plagës. 

Plagë të buta deri të moderuara krijohen te cikatricet, aplikohen 4 seanca per  4-6 javë me rezultate klinike shumë të mira dhe me kosto të ulët. 

4.Kombinimi  Dermaroller (Dermapen)+ PRP jep efikasitet në rimodelimin e kolagjenit i njëjti mekanizëm si Dermarolleri, por me aplikim vertikal dhe praninë e më shumë se 10 gjilpërave njëkohësisht. 

5.Mikrodermabrazioni, aplikimi i të cilit nëpërmjet abrazionit të lëkurës, zhvesh epidermën dhe nëpërmjet procesit mekanik stimulohet rikrijimi i qelizave të reja të epidermës dhe stimulimi i kolagjenit për të mbushur gropëzat.

6.Përdorimi i mbushësve dermal si acid hialurinik, kalcium hydroksilapatit, poly-l-lactic acid, por duhet pasur parasysh në zgjedhjen e pacientit, llojin e mbushësit, teknikën e përdorur. Ky trajtim kombinohet dhe me teknika të tjera njëkohësisht.

7.Laserat & Burimet e dritës

Ablativ dhe Jo-ablativ. Tek Laserat Ablativ fraksional (që shkaktojnë rrjepje apo pamjen si plagë në fytyrë) përfshihet Laserat CO2-10600nm / Erbium  2940nm / 2790nm. 

Jo ablativ (pa rrjepje por rrezja penetron direkt në dermë dhe epidermën, shtresën e parë të lëkurës të paprekur duke stimuluar kolagjenin) 1550nm/1440 nm, Lazer1320nm / 1450nm / 1540nm me ftohje kriogjene. Gjatë aplikimit të Laserit duhet të kemi parasysh nëse pacienti ka marrë isotretinoine, nëse bën dekurse të herpes simplex. Rimodelimi i mikro-plagëve që krijohen nga laseri kërkon përdorimin e duhur të kremrave të duhur post trajtimi dhe menaxhimin e mirë të efekteve anësore.

8.IPL sidomos në rastet kur aknet janë shëruar dhe vërehet skuqja në lëkurë e cila me anë të disa seancave çon në përmirësimin e saj.

9.Radiofrekuenca e cila kërkon disa seanca aplikohet në aknet aktive dhe cikatrice, aplikimi 8-12 seancave çon në përmirësim të dukshëm të shenjave. FRM Radiofrekuenca fraxionale me mikrogjilpëra është një teknikë shumë efikase ku studime të ndryshme dhe protokolle trajtimi vendosen nga mjeku dermatolog në varësi të gradës së cikatrices.

Cikatricet hipertrofike apo keliode të cilat janë më të shpeshta në trup vjen si rezultat i prodhimit më tepër të kolagjenit tip 1 në krahasim me atë tip 3.

Trajtimet që përdoren janë injeksionet lokale me kortikosteroid, ndërhyrje mikrokirurgjikale, laserat. Trajtimi më i mirë për shenjat e puçrrave varet nga lloji i cikatrices. Terapia e kombinuar shumicën e kohës jep rezultate më të mira.

Përzgjedhja e pacientëve dhe modalitetet janë shumë të rëndësishme për të marrë rezultate më të mira kozmetike.

Pacientë të lumtur, mjekë të lumtur!

Dr.Brunilda Bardhi Ph.D

Për më shumë informacion kliko këtu www.venusderm.com

Instagram Klinika e Laser & Dermatologji Kozmetike VENUS