Bukuria

S’ka kurë për celulitin, por ja disa masa që duhen marrë

S’ka kurë për celulitin, por ja disa masa që duhen

Së pari do t`i përgjigjemi pyetjes: Çfarë e shkakton atë?

Nuk ka asnjë shkak dhe për rrjedhojë asnjë produkt që ta trajtojë atë. Është një kombinim i shumë faktorëve duke përfshirë hormonet, stilin e jetës, qelizat yndyrore dhe madje edhe medikamentet.

Me plakjen, fibrat lidhëse dobësohen dhe qelizat yndyrore janë më të dukshme. Larja e shpeshtë e trupit dhe përdorimi i një kremi hidratues e përmirëson disi, por nuk e zhduk.

Po si ta minimizosh konkretisht?

Nuk mjafton një produkt i vetëm. Duhet një program i tërë për ta luftuar. Duhet një kombinim i disa veprimeve. Së pari ujë dhe sa më shumë ujë.

Hani krunde dhe tërshërë. Një lugë e gjysmë kos dhe tërshërë patjetër çdo ditë në mëngjes. Përdor 30 sekonda çdo ditë furçën e masazhit në zonat me më shumë celulit tek këmbët, krahët, vithet.

Cilat janë ushtrimet më të mira për të hequr qafe celulitin?

Vazhdo të lëvizësh dhe ecësh në këmbë! Qëndrimi ulur është faktori kryesor kontribues për të pasur celulit. Vrapimi, ecja, noti dhe çiklizmi janë aktivitetet që ju duhen. Pilates dhe joga janë gjithashtu të dobishme.

Nëse qëndroni ulur për shkak të punës, për pjesën më të madhe të ditës, rrotulloni një top tenisi nën këmbë.

Cilat ndryshime në stilin e jetës mund të ndihmojnë të reduktimin e celulitit?

Provoni hapa të thjeshtë si shtimi i kripërave të magnezit në banjën tuaj, dy herë në javë. Qëndroni në dush për të paktën 20 minuta dhe bëjeni këtë dy herë në javë. Marrja e shtojcave të magnezit dhe kaliumit ndihmon në rregullimin e niveleve të lëngjeve të trupit. Shafrani i Indisë është gjithashtu i mirë dhe ka cilësi të jashtëzakonshme rigjeneruese. Uji i nxehtë dhe i ftohtë është i mirë për zonat me celulit. Por kjo duhet të bëhet rregullisht si pjesë e vazhdueshme e regjimit. Nuk mund të mjaftoheni me vendosjen e një kremi dhe të prisni mrekullinë, sepse nuk do ndodhë.

Cilat janë ushqimet më të mira për reduktimin e celulitit?

Megjithëse celuliti nuk është çështje dhjami, ngrënia në mënyrën e duhur sigurisht ndihmon. Ushqimet e pasura me kripë, sheqer, karbohidrate dhe madje edhe dietat me bazë perimesh janë hidrofile dhe inkurajojnë mbajtjen e ujit në trup. Këto të duhen. Proteina janë e kundërta, duke nxitur eleminimin e ujit përmes urinës.

Tani që i di të gjitha, krijo programin tënd!

*Burimi net-a-porter