Bukuria

Studiuesit mund të kenë gjetur qelizat e rinisë! Rasti i gruas 53 vjeç që qelizat i ka si 23

Studiuesit mund të kenë gjetur qelizat e rinisë! Rasti i gruas 53

Studiuesit kanë rinovuar qelizat e lëkurës së një gruaje 53-vjeçare, kështu që ato janë ekuivalente me ato të një 23-vjeçareje.

Shkencëtarët në Kembrixh besojnë se ata mund të bëjnë të njëjtën gjë me indet e tjera në trup.

Qëllimi kryesor është të zhvillohen trajtime për sëmundjet e lidhura me moshën si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet neurologjike.

Teknologjia është ndërtuar mbi teknikat e përdorura për të krijuar delen e klonuar Dolly më shumë se 25 vjet më parë.

Kreu i ekipit, Prof Wolf Reik, i Institutit Babraham në Kembrixh, tha për BBC News se ai shpresonte që teknika të mund të përdoret për t'i mbajtur njerëzit më të shëndetshëm për një kohë më të gjatë, teksa moshohen.

“Ne kemi ëndërruar për këtë gjë. Shumë sëmundje të zakonshme përkeqësohen me kalimin e moshës dhe t`i ndihmosh njerëzit në këtë mënyrë është super emocionuese”, tha ai.

Ekipi i Prof Reik përdori teknikën IPS në qelizat e lëkurës 53-vjeçare. Por ata e shkurtuan banjën kimike nga 50 ditë që duhej në rreth 12 ditë. Dr. Dilgeet Gill u habit kur zbuloi se qelizat nuk ishin shndërruar në qeliza burimore embrionale - por ishin rinovuar në qeliza të lëkurës që dukeshin dhe silleshin sikur të ishin të një 23-vjeçareje.

Ai tha: 'Mbaj mend ditën kur mora rezultatet dhe nuk e besoja se disa nga qelizat ishin 30 vite më të reja se sa supozohej të ishin. Ishte një ditë shumë emocionuese!'

Teknika nuk mund të përdoret ende nëpër klinika, sepse metoda IPS (Intrusion Prevention System) rrit rrezikun e kancerit. Por Prof Reik është i bindur se ekipi i tij do të gjejë një mënyrë më të sigurt.