Bukuria

Egerta Shehu flet për trendet e fundit të flokëve dhe modelin më të preferuar të momentit

Egerta Shehu flet për trendet e fundit të flokëve dhe modelin
Eksperte look-u dhe make up artist Egerta Shehu

Rikthim i Viteve `80-`90 ….kush nga ju e mban mend Bisht Pëlumbin? Epo tani ka një emër të ri, Mullet. Me ardhjen e muajve të ftohtë, ne po kalojmë nga dallgët e plazhit në prerje më të përcaktuara, tekstura natyrale dhe humor androgjen. Le të flasim pak më tepër për këto tendenca .

Egerta Shehu flet për trendet e fundit të flokëve dhe modelin
Mullet
Egerta Shehu flet për trendet e fundit të flokëve dhe modelin
Shag
Egerta Shehu flet për trendet e fundit të flokëve dhe modelin
Wolf Cut

Janë tre prerje të cilat mund të marrin forma dhe gjatësi të ndryshme, siç lartpërmendëm Mullet, Shag, dhe Wolf cut ose prerja e Ujkut, me të treja këto mund të luhet dhe mund të personalizohen në varësi të flokut apo dhe formës së fytyrës .

Pavarësisht se janë prerje të ndryshme të gjitha në vetvete kornizojnë fytyrën, përmirësojnë dhe plotësojnë karakteristikat e saj.

“Çdo prerje me një linjë të përcaktuar është ende shumë në modë”, thotë Egerta Shehu, e GStudio, e cila citon bobin si një stil të destinuar të qëndrojë përgjithmonë. "Nuk ka të bëjë me një gjatësi apo lloj specifik, por më tepër me një atmosferë "laje-dhe-shko". Bobi mund të gërshetohet me Shag për një pamje më rock 'n' roll .

Egerta Shehu flet për trendet e fundit të flokëve dhe modelin

Egerta Shehu flet për trendet e fundit të flokëve dhe modelin

Një prerje flokësh që do jetë kudo, shag kaçurrela, do të rritet në popullaritet për muajt e ardhshëm, thotë Gerta.

"Ky është modeli më i kërkuar i flokëve në sallonin tonë," shpjegon ajo, "është një version më i gjatë i atij tradicional dhe funksionon shkëlqyeshëm në flokë me onde, kaçurrela dhe me onde - është me të vërtetë i përshtatshëm".

Le të flasim pak për atë model që dhe vetë Gerta ka realizuar pafund këto kohë.

Ballukja

Qoftë një e thjesht ala Mirej Matje apo e gjatë të jeni të sigurt që jeni brenda kornizës së modës për këtë stinë dhe besoj dhe të atij pasardhës.

Egerta Shehu flet për trendet e fundit të flokëve dhe modelin

Sa vjen e më shumë shikojmë që jo vetëm stili i veshjes Vintage rikthehet si trend, gjithashtu dhe ai i flokëve na vjen i frymëzuar nga vitet '70, prsh Jane Birkin është një ikone e ballukeve, e cila sot e kësaj dite frymëzon shumë parukiere ta risjellin si look. Balluket XXL do të jenë kudo këtë sezon. Në fakt, Gerta konfirmon se "një në dy klientë" e kërkon në sallonin e saj, dhe ka një balluke për çdo lloj forme fytyre apo lloji floku.

Egerta Shehu flet për trendet e fundit të flokëve dhe modelin
Jane Birkin

Dhe për ta mbyllur: lyerjet

Të gjitha këto që sipërpërmendëm shoqërohen me penelata të lehta dhe pa ekzagjerime në tonalite .

Egerta Shehu flet për trendet e fundit të flokëve dhe modelin

Egerta Shehu flet për trendet e fundit të flokëve dhe modelin

Ngjyrat do jenë të ngrohta dhe të përdorura mirë për të evidentuar prerjen. Shkëlqimi është çelësi i këtij sezoni, ngjyra të plota, të ngrohta dhe monokrome.