SPORT

Bullgaria dënohet me dy ndeshje për thirrjet raciste

Bullgaria dënohet me dy ndeshje për thirrjet raciste

Uefa dënoi kombëtaren e Bullgarisë me 2 ndeshje pa tifozë për shkak të thirrjeve raciste në ndeshjen me Anglinë për kualifikueset e Euro2020.

Ndeshja që përfundoi me rezultatin 6-0 në favor të britanikëve u ndalua dy herë dhe mund të mbyllej, por lojtarët e Anglisë vendosën të luajnë.

Ndër thirrjet e tifozëve ishin koret dhe përshëndetjet naziste.

Bullgaria është dënuar dhe më herët për thirrje raciste ku është mbyllur vetëm një pjesë e stadiumit.

Gjithashtu ata u gjobitën nga UEFA me 75.000 euro. /XH.K