Aktualitet

Bushati drejtues i vëzhguesve për zgjedhjet në Bjellorusi

Bushati drejtues i vëzhguesve për zgjedhjet në Bjellorusi

OSBE ka zgjedhur ish-ministrin e jashtëm si drejtuesin e vëzhguesve të zgjedhjeve që zhvillohen në Bjellorusi me datë 17 nëntor. Vetë ish ministri ka postuar ftesën dhe thotë se ndihet i nderuar nga emërimi nga ana e kreut të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereli.

 

Ndërkaq Shqipëria merr drejtimin e  OSBE-së në janar pas kontributit dhe lobimit të ish ministrit një vit më parë. Bushati, me datë 7 dhjetor 2018, ndau lajmin se Shqipëria kryeson OSBE-në me një postim në anglisht:

'Sot Shqipërisë i është besuar drejtimi i OSBE-së në 2020. Kjo është një arritje për ne, për angazhimin konstruktiv në rajon dhe për vetë OSBE-në. Shumë falenderime për miqtë tanë italianë dhe të gjithë shtetet pjesëmarrëse që na mbështetën për këtë”, shkruante ministri Bushati në Twitter.

https://twitter.com/ditmirbushati/status/1071021680754081792

OSBE është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, është organizata më e madhe ndërqeveritare për sigurinë në botë. Mandati i tij përfshin çështje të tilla si kontrolli i armëve, promovimi i të drejtave të njeriut, liria e shtypit dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Linku origjinal këtu./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/ministri-bushati-jep-lajmin-e-mire-shqiperia-do-te-kryesoje-osbe-ne-ne-2020-en/

http://www.tiranapost.al/per-te-pare-shqiperia-merr-kryesimin-e-osbe-dhe-bushati-ka-te-drejte-ta-quaj-arritje/