Aktualitet

Bushati po insiston në një politikë të re të BE në Ballkan dhe ja argumentet

Ballkani zgjidhet me ekonomi. Po e përsëritet kaq e kaq herë ministri Ditmir Bushati duke nënvijëzuar një ide të re për Ballkanin. Nisur nga tensioni në Maqedoni por edhe atë që po ndodh në Shqipëri me krizën politike, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e shikon si rezistencë ndaj reformave në fushën e drejtësisë.

Nga samiti i Maltës, ku merrnin pjesë ministrat e Jashtëm të BE-së dhe te vendeve kandidate, shefi i diplomacisë shqiptare theksoi se sundimi i ligjit nuk mund të sakrifikohet në altarin e stabilitetit.

bushati 2

“Që Bashkimi Europian të ruajë influencën dhe rolin transformues në rajon, duhet që mbështetja për reformat e konsolidimit të shtetit ligjor të shoqërohet me instrumente që nxisin rritjen ekonomike. Gjithashtu, siguria është e lidhur pazgjidhshmërisht me zhvillimin. Për t’u përballur me sfidat komplekse të sigurisë duhet të përqendrohemi më shumë tek zhvillimi, ofrimi i mundësive ekonomike për rininë dhe përfshirja sociale”, u shpreh Bushati.