Aktualitet

Buxheti për tërmetin/ Qeveria planifikon 162 milionë euro në total për rindërtimin

Buxheti për tërmetin/ Qeveria planifikon 162 milionë euro në

105 milionë euro është shuma që qeveria do të marrë vitin e ardhshëm për të financuar programin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Sot Komisioni i Ekonomisë miratoi projekt buxhetin për vitin 2020 duke rritur me 13 miliardë lekë ose shtesë defiçitin e parashikuar buxhetor.

Por çfarë vërehet?

Me ndryshimet e reja, huamarrja e qeverisë për vitin e ardhshëm pritet të jetë 42 miliardë lekë nga 29 miliardë të parashikuar në draftin fillestar. Në raport me prodhimin kombëtar, ky deficit rritet nga 1.6 % të parashikuar në 2.25 %, për shkak të pasojave të tërmetit.

Në total, fondi që pritet të vihet në dispozicion të rindërtimit do të jetë 20 miliardë lekë. Përveç shumës 13 miliardë që do të merret borxh, qeveria do arkëtojë 7 miliardë lekë të tjera nga donacionet që do vijnë nga qeveritë e huaja, biznesi dhe qytetarët.

Në artikullin e publikuar nga Top Channel thuhet se nëse qeveria do arkëtojë më shumë se 7 miliardë lekë e deficitit buxhetor nuk e ndryshon trajektoren rënëse të borxhit publik si përqindje ndaj prodhimit kombëtar.

Qeveria llogarit që borxhi do të vazhdojë të ulet edhe vitin që vjen, ndonëse me një ritëm më të ulët nga sa ishte parashikuar.

Përveç caktimit të fondit, në Komisionin e Ekonomisë u miratua edhe heqja e tatimit mbi vlerën e shtuar për lëndët e para që do përdoren në rindërtimin e shtëpive të reja si dhe kompanitë ndërtuese që do angazhohen në proces./ Tiranapost.al