Moti

Çadrën me vete: Moti parashikon shi në këto zona dhe ulje temperaturash

Çadrën me vete: Moti parashikon shi në këto zona dhe ulje

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash karakterizojnë kushtet e motit ne vend, herë pas here do të kete zhvillim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu ne pjesen me te madhe te territorit. Pjesa e dytë ditës VIJON me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonën e ulët duke lënë me rrebeshe afat-shkurtra shiu të gjithë zonën malore të shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ULEN sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë./ Tiranapost.al.