Aktualitet

Çështja që riktheu kryeprokurorin Çela në ditën e pushimit tek ish zyra e 'Krimeve të Rënda'

Çështja që riktheu kryeprokurorin Çela në

Sot është datë zyrtare pushim, pasi 8 dhjetori, dita e rinisë qëlloi ditën e diel. Por Kryeprokurori e ka shfrytëzuar ditën e pushimit, për tu rikthyer në ish zyrën e tij, tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Mësohet se kryeprokurori i cili u rendit i pari në listën e KLP dhe u votua nga Kuvendi me 101 vota pro, qëndroi mbi 3 orë tek Krimet e Rënda, ku mori sendet personale dhe dorëzoi dosjet të cilat i kishte nën hetim.

Një ndër dosjet e rëndësishme të kryeprokurorit që do të jetë për mandatin 7 vjeçar, është dosja e masakrës së Peshkëpisë. Pritet që kjo dosje ti kalojë SPAK-ut, pasi konsiderohet një akt terrorist vrasja e ushtarëve shqiptarë nga nacionalistët grekë.

Çfarë ndodhi 25 vite më parë në Masakrën e Peshkëpisë?

Në prillin e vitit 1994, posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirkoastër u përball me një sulm nga agresorë grekë të cilët pasi vranë ushtarin Arsen Gjini dhe komandantin e repartit, kapitenin Fatmir Shehu, plagosën efektivët e tjerë dhe grabitën armatimet.

Fiqiri Shehu, vëllai i komandantit të postës kufitare, kapitenit të vrarë Fatmir Shehu kërkon që të gjenden vrasësit, duke kërkuar kështu rihapjen e çështjes.

Kjo ngjarje konsiderohet si më enigmatikja e ndodhur përgjatë vijës kufitare me shtetin grek. Ngjarja ende nuk është zbardhur plotësisht, ndërsa prej vitesh, dëshmitarët kanë treguar se sulmuesit flisnin në gjuhën greke, të cilët mund të jenë ndihmuar nga bashkëpunëtorë shqiprarë./ Tiranapost.al.

http://www.tiranapost.al/arta-marku-i-pason-detyren-ish-shokut-te-klases-prokurori-i-pergjithshem-olsian-cela-njerezit-kerkojne-drejtesi/

http://www.tiranapost.al/rihapet-dosja-enigmatike-e-masakres-se-peshkepise-cfare-ndodhi-25-vite-me-pare/