Aktualitet

Çfarë bëjnë ndryshe nga ne të suksesshmit

Çfarë bëjnë ndryshe nga ne të suksesshmit

Arritjet e mëdha në jetë prodhojnë ndjenjën e lumturisë dhe ata që e përjetojnë mendojnë se kjo do ti shoqërojë gjithmonë. Pasi të përmbushet qëlimi, 4 gjëra të reja kanë tendencë për ti shqetësuar ata....

Kështu shkruan Huff Post përmes gazetarit dhe autorit Travis Badberry i cili ka zgjedhur një temë mjaft sociale të ditëve të sotme për ta trajtuar. Bëhet fjalë për njerëzit e suksesshëm, çfarë bëjnë ata ndryshe nga njerëzit e tjerë, nëse mund ti quajmë njerëz të thjeshtë.

Ne kemi dëshirë të arrijmë shumë në jetë edhe pse disa herë fatkeqësisht disave siç themi ne, nuk u ecën ose nuk ka kismetin.

Studiuesit nga Shkolla e Biznesit të  Harvardit kanë studiuar këtë fenomen duke intervistuar dhe vlerësuar  profesionistët të cilët kanë arritur suksese të mëdha.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që ishin të sukesshëm dhe të lumtur për një afat të gjatë kohor kanë strukturuar veprimtarinë e tyre rreth katër nevojave kryesore.

Lumturia: Ata ndoqën aktivitetet e tyre  për  prodhuar kënaqësi.

Arritja: Ata ndoqën aktivitete për të marrë rezultate të prekshme.

Rëndësia: Ata ndoqën aktivitetet që kanë një ndikim pozitiv tek njerëzit që për ata kanë më shumë rëndësi.

Trashëgimia:  Ata ndoqën aktivitete për të cilat mund tua kalojnë brezave të tjerë ose njerëzve më të afërt vlerat dhe njohuritë.

2017-01-12-1484256577-9607662-WhatSuccessfulPeopleDoDifferentlyHP-thumb

Sjelljet që pasojnë janë shenjat dalluese të njerëzve të cilët janë të suksesshëm dhe të lumtur, sepse sipas studimit thuhet se ata kanë ecur mbi këto katër nevoja. Provojini dhe ju për të parë se çfarë ndikimi do të ketë.

1-Ata janë të pasionuar: Jane Goodall e la shtëpinë e saj në Angli për tu zhvendosur në Tanzani në moshën 26 vjeç për të ndjekur pasionin e saj për të studiuar dhe parë shimpazetë. Pra, ajo gjeti veten dhe pasionin e saj për ti kushtuar jetën dhe sigurisht që rezultoi mjaft e suksesshme.

2-Ata shkojnë kundër rrymës.  Ka një arsye që njerëzit e suksesshëm dhe të lumtur kanë tendencë të jenë pak ndryshe. Vetëm mendoni se çfarë do kishte humbur bota nëse Bill Gates apo Richard Branson nuk do qëndronte në shkollë dhe nuk do lexonte libra të pafundme. Pra, për të dalë jashtë rrymës ti duhet të marrësh parasysh rreziqet.

Një shprehje thotë:

Të jesh normal është ideali i jo-të suksesshmëve- Carl Jung.

3- Ata përfundojnë atë që fillojnë. Të fillosh diçka të madhe me një ide brilante nuk është asgjë nëse nuk e zbatoi këtë ide. Njerëzit më të suksesshëm dhe të lumtur sjellin idetë e tyre dhe I zbatojnë me çdo kusht.

4- Duhet të bësh edhe gabime. Për tu bërë i suksesshëm dhe i lumtur duhet të mësosh dhe të bësh gabime, të dukesh si një idiot dhe të përpiqesh përsëri në atë qe kë dështuar një herë. . Merrni energji dhe mos u stresoni por thjesht nevrikosuni dhe bërtisni.

5-I kushtojnë rëndësi shëndetit. Ka një numër shkrimesh për shëndetin, lumturinë dhe suksesin. Gjumi i mirë, ushtrimet e gjimnastikët dhe ushqimi i shëndetshëm janë elementët kyçë ku nis dita, puna dhe arritjet në vijim.

6-Të jetosh me problemet. Duke u munduar të rregulloni problemin ju stresoheni e lini përgjysëm gjërat. Mundohuni të kontrrolloni gjendjen emocionale me arsye dhe qetësi dhe kështu do të rezultoni me sukse.

7-Ata gëzohen për suksesin e të tjerëve. Njerëz të pasigurt shohim suksesin e të tjerëve dhe angështohen. Ju nuk duhet të shqetësoheni port ë studioni këto njerëz dhe aftësitë tuaja ti ndërthurni me aftësitë e të tjerëve duke sjellë një fryt shumë të mirë.

8- Ata jetuan jashtë "kutisë". Të suksesshmit dhe njerëzit e lumtur nuk kanë arritur duke menduar si të tjerët. Të suksesshmit e ekspozojnë veten kudo me ide të reja, duke ndërhyrë edhe aty ku nuk duhet pasi kështu do të evidentohen kudo.

9-Kanë mendje të hapur. Të ekspozohesh ndaj të tjerëve ju sjell rehati dhe besim në vetvete. Është një mënyrë shumë e mirë për të qenë mendjehapur dhe për të pranuar komente, opinoone, vlerësime, mbivlerësime dhe gjithashtu nënvlerësime.

10- Ata nuk lejojnë askënd të ulin rendin e punës.  Ku rata marrin kënaqësi në punën e tyre ata krahasojnë veten me të tjerët dhe kështu fillon egoja për të punuar më shumë dhe për të mos ndalur.  Për një gjë të jeni I sigurt: Ju nuk jeni asnjëherë sa i mirë dhe sa i keq siç thonë të tjerët se jeni.

Pra...

Njerëzit që janë të suksesshëm dhe të lumtur , të fokusuar në aktivitetet e tyre kanë një sërë kërkesash dhe nevojash, jo vetëm arritje të menjehershme, pra duhet ti merrni gjërat me stade duke mos u kthyer prapa.