Showbiz

Çfarë të veshësh me çdo ngjyrë këpuce në 2019-n

Çfarë të veshësh me çdo ngjyrë këpuce

Le të jemi të sinqertë! Nuk ka rëndësi sesa këpucë me takë me ngjyra të ndryshme të keni, janë ato të zezat që përfundojmë gjithmonë duke veshur.

Natyrisht të kombinoni këpucë me ngjyra me paraqitjen tuaj kërkon pak më shumë përpjekje, sesa thjesht të zgjidhni të zezat.

Kështu që po ju sjellim guidën e fundit sesi të vishni të gjitha ngjyrat e këpucëve. Para se të nisim, këto janë disa rregulla që duhet t’i mbani mend:

1.Nëse veshja juaj ka një ngjyrë në të, këpucët mund të jenë çdo nuancë e asaj ngjyre.

2.Këpucët e zeza, nude dhe gri shkojnë me gjithçka.

3.Nuk mund të gaboni asnjëherë me një veshje nga koka te këmbët njëngjyrëshe.

Këpucët blu

Shkojnë me ngjyrën: E verdhë, neutrale, kafe, të bardhë dhe jeshile.

Këpucët ngjyrë floriri

Shkojnë me ngjyrën: E zezë, të kuqe, të bardhë, smeraldi, blu dhe vishnje.

Këpucët jeshile

Shkojnë me ngjyrën: Kafe, të zezë, blu, neutrale, të verdhë.

Këpucët portokalli

Shkojnë me ngjyrën: blu, të bardhë, tonet e tokës, të kuqe dhe të verdhë.

Këpucët lejla

Shkojnë me ngjyrën: neutrale, blu e errët, rozë, jeshile.

Këpucët e kuqe

Shkojnë me ngjyrën: rozë, portokalli, bardhë dhe zi, neutrale, blu e errët.

Këpucët ngjyrë argjendi

Shkojnë me ngjyrën: të bardhë, të kuqe, lejla, neutrale, blu në lejla, të zezë.

Këpucët e verdha

Shkojnë me ngjyrën: çdo nuancë të blusë, bardhë dhe zi, jeshile.

Burimi WhoWhatWear/ Tiranapost.al