Aktualitet

Çfarë thonë mediat e huaja për arrestimin e Ramush Haradinaj

Gjatë mbrëmjes së kaluar, policia franceze ka arrestuar ish- kryeministrin dhe kryetarin e Aleancës për "Të ardhmen e Kosovës", Ramush Haradinaj.
Çfarë thonë mediat e huaja për arrestimin e Ramush

Ministria e Jashtme e Kosovës hedh pretendimin se Haradinaj është arrestuar në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 i konsideruar  edhe nga Hashim Thaçi si i papranueshëm, ndërkaq ndodhet ende në një burg në Francë.

reuters

Sot, Haradinaj pritet të paraqitet para zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit në Colmar.

Arrestimin e Ramush Haradinajt e kanw trajtuar edhe mediat e huaja si The Guardian, Reuters dhe BBC

the-guardian

“Serbia e konsideron Haradinaj kriminel lufte për rolin e tij në krye të një kryengritje guerile, gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në ish krahinën jugore të Kosovës. Në vitin 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë me mbështetjen perëndimore”, shkruan The Guardian.

Ndër të tjera The Guardian shkruan edhe për arrestimin e Haradinaj në vitin 2015.

“Në qershor të vitit 2015 Haradinaj u arrestua nga policia sllovene, por ishte liruar pas dy ditësh pas presionit diplomatik”.

BBC News ka shkruar se Haradinaj është përballur dy herë me akuza për krime lufte në OKB, megjithatë është liruar.

Me titull “Ish-kryeminstri i Kosovës është arrestuar në Francë me urdhër të Serbisë”, ka shkruar edhe Reuters.

bbc

Një burim francez gjyqësor ka thënë se hetimi do të fillojë të enjten për të parë nëse ka arsye për të mos ekzekutuar një kërkesë ekstradimi, sidomos në rast se ajo është lëshuar për arsye politike.

Kosova dhe Franca gëzojnë marrëdhënie të mira diplomatike e Parisi mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të shtetit më të ri evropian.