Showbiz

Chef Renato kunja për Arbanën: Nuk ka receta që bëhen për 5 minuta

Chef Renato kunja për Arbanën: Nuk ka receta që bëhen

Gazetari i “Thumb on” bëri pak shaka me chef Renato Mekollin duke bërë sikur ngatërroi titullin e librit të tij të gatimit “Sekretet e shijes” me “Receta për 5 minuta”. Renato nga ana tjetër ia ktheu pak me të qeshur e pak me të ngjeshur me ca fjalë që duken si kunjë për Arbanën, autoren e vërtetë të librit “Receta për 5 minuta”.

“Receta për 5 minuta? Nuk ka libër që bëhen receta për 5 minuta. Është e pamundur. Unë dua një orë sa të hyj e të dal nga kuzhina”, tha Renato që më pas shtoi se nuk e njeh këtë që ka shkruar librin e recetave për 5 minuta. 

https://www.youtube.com/watch?v=_ChHavehkFQ&feature=emb_title

Kujtojmë se një konflikt mes të dyve u diskutua disa kohë më parë. Shkak u bë studio ku zhvillohet "Hell's Kitchen", programi i Renatos që u tha se i zuri hapësirën Arbanës. Por këto mbetën në kuadër thashethemesh deri para kësaj deklarate që i riktheu në vëmendje.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije referuar "Thumb On" në "Ora News"