Showbiz

Chiara Ferragni numëron milionat para kritikëve të dokumentarit të saj

Chiara Ferragni numëron milionat para kritikëve të dokumentarit

Kush e kritikoi dokumentarin mbi jetën e Chiara Ferragnit “Chiara Ferragni: unposted”? Chiara iu përgjigj të gjithëve që e konsideruan të njëanshëm dhe reklamë, duke u përplasur para syve shifra milionash.

https://www.instagram.com/p/B2i4KlwoOcn/

Filmi dokumentar ka nisur shfaqjen në kinematë e Italisë ditën e djeshme dhe në 24 orë është parë nga 50 mijë njerëz dhe ka gjeneruar 500 mijë euro.

Ajo postoi një foto në Instagram ku shfaqet me sytë me lot dhe me një status të gjatë. Falenderon gjithë të interesuarit për të parë filmin si dhe gjithë ata që i kanë shkruar në kutinë e mesazheve.

Kritikat ishin të forta ndaj saj dhe regjisores, ndoshta për këtë arsye edhe interesi për të parë është rritur. Megjithëse s`duhet mohuar as numri i lartë i fansave të saj që e ndjekin në çdo hap.

*Ky post u përshtat nga huffingtonpost dhe është realizuar nga Fabjola Hije

http://www.tiranapost.al/chiara-ferragni-mbytet-ne-lot-dhe-arsyen-e-kuptoni-te-kjo-video/