Aktualitet

Çifti i ri vetëhelmohet 5 ditë pas dasmës/ Vdes 19-vjeçarja, bashkëshorti në gjendje kritike

Çifti i ri vetëhelmohet 5 ditë pas dasmës/ Vdes

Vetë 5 ditë qëndruan të martuar dy të rinj në fshatin Xhyrë të Librazhdit, që dyshohet se janë vetëhelmuar.

(Foto bazuar nga mediat informative)

Çifti u gjet në gjendje kritike për jetën nga prindërit e 27-vjeçarit Olsjan Hajdari rreth orës 8:00. 19-vjeçarja Rezarta Hajdari humbi jetën gjatë transportit për në spital, ndërsa bashkëshorti i saj Olsiani ndodhet në gjendje të rëndë dhe vijon të jetë i shtruar në spitalin e Librazhdit.

Çifti ishte martuar këtë të diel, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që i ka shtyrë drejt këtij vendimi ekstrem.

Në profilin në Facebook të 27-vjeçarit gjenden foto nga dasma e zhvilluar këtë të diel, si dhe momente nga marrëdhënia e tyre para se të kurorëzohej në martesë.

Lajmi bëhet me dije nga Policia e Librazhdit që njofton se çifti është vetëhelmuar, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave./ Tiranapost.al