Qyteti

Çlirim, përfundon ‘Rruga e Elbasanit’! Veliaj: Fringo e re pas mega-kolektorit nëntokësor

Çlirim, përfundon ‘Rruga e Elbasanit’! Veliaj: Fringo e

Me përfundimin e rrjetit të ri të kanalizimeve, është bërë edhe asfaltimi i gjithë “Rrugës së Elbasanit”. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se punonjësit kanë punuar edhe gjatë orëve të natës për të realizuar në kohë projektin.

“E qanë çunat brenda natës “Rrugën e Elbasanit”. Pas mega-kolektorit nëntokësor që zgjidhi një herë shkarkimet nga Sauku deri në Lanë, tani dhe një rrugë fringo e re. Ecim para!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, teksa publikon edhe disa foto nga realizimi i punimeve në terren.

Gjithashtu në këtë zonë u krye investimi në rrjetin e kanalizimeve, që rrit cilësinë e furnizimit me ujë dhe eliminon humbjet në rrjet. Ndërkohë që ndërhyrjet do të vijojnë edhe në rrugë të tjera të Tiranës./ Tiranapost.al