HOROSKOP

Dashi ka Carnelian, Akrepi Obsidian! Kristali magjik që duhet të mbash me vete sipas shenjës së horoskopit

Dashi ka Carnelian, Akrepi Obsidian! Kristali magjik që duhet të mbash

E ndjen brenda vetes që ke disa fuqi dhe aftësi, por nuk arrin dot ti shfaqësh? Ajo që të duhet është kristali yt. Kristalet janë skeleti i planetit tonë dhe ata që punojnë me to thonë se posedojnë energji të tokës. Çdo Kristal është i përbërë nga veti të ndryshme dhe nëse mban një me vete, në formë aksesori apo thjesht një copëz të saj, të nxjerr në pak ato fuqi dhe energji të cilat ndihmojnë që të arrish qëllimet.

Por Bri Luna, themelues i Hodwitch thotë se çdo shenjë horoskopi ka kristalin e vet dhe vetëm kombinimi i duhur jep efektin.

Për shembull, Akrepi ka kristalin Obsidian: Si një nga gurët e çmuar më të fuqishëm të mbretërisë minerale, ka aftësinë të pastrojë dhe të mbrojë. Akrepin e mbron në aspektin psikik duke i rritur dhe aftësitë telepatike, gjithashtu e mbron në ambietin e jashtëm nga probleme të ndryshme me të cilat përballet.

Mëso edhe ti kristalin tënd si më poshtë:

Dashi: Kristali Carnelian.

Si shenja e parë e Zodiakut, Dashi njihet për gjallërinë, personalitetin e zjarrtë dhe tepër aktiv. Kristali Carnelian i mban këto cilësi sa më të gjalla, por nga ana tjetër, ndihmon që të mos futesh në telashe, pikërisht për shkak të tipit të tillë.

Image result for ARIES: CARNELIAN

Demi: Rose Quartz

I udhëhequr nga Venusi, Demi gëzon edhe për gjërat më të vogla në jetë. Rose Quartz ndihmon për të hapur më shumë zemrën në një lidhje dhe nxit sjelljen romantike. Gjithashtu mbron nga dhimbjet që shkaktojnë zhgënjimet në jetë.

Image result for TAURUS: ROSE QUARTZ

Binjakët- Citrine

Citrina ndihmon në rritjen e nivelit të inteligjencës, atë që binjakët dëshirojnë më së shumti në jetë. Përmes këtij kristali, Binjakët gjithashtu do jenë në gjendje të përmirësojnë kujtesën dhe më shumë energji e pozitivitet për jetën në përgjthësi.

Image result for GEMINI: CITRINE

Gaforrja-Moonstone

Në një ditë jo fort të mirë, gaforret përjetojnë emocione aq të forta, sa i shkaktojnë vetes ankth. Moonstone ka për qëllim në uljen e gjendjes së brendshme tensionuese të gaforres, më shumë qetësi, dhe stabilitet në aspektin e ndjenjave, që për gaforren duhet pranuar që janë pak të çrregullt dhe dramatikë.

Related image

Luani-Eye of Tiger

Syri i Tigrit ose Eye of Tiger, njihet si guri tradicional i Luanit pasi rrit kreativitetin dhe ndenjat e pozitivitetit. Nëse një luan e mban me vete, do të përjetojë më shumë vetëbesim, ekuilibër dhe qetësi shpirtërore.

Image result for LEO: TIGER’S EYE

Virgjëresha- Red Jasper

Ky kombinim sjell qartësi dhe zgjidhje për të gjitha çështjet shqetësuese. Jasperi i kuq ose Red Jasper shton fokusin tek Virgjëresha me tipin e organizuar dhe analitike, dhe lejon që shenja e mërkurit të zgjidhë të gjitha çështjet me shpejtësi dhe pa vështirësi.

Image result for VIRGO: RED JASPER

Peshorja: Lapis Lazuli

Ky gur (Kristal) blu ndihmon në balancimin e energjisë brenda peshores, dhe kjo është arsyeja pse kombinon perfekt vetëm me këtë shenjë. Lapis Lazuli inkurajon peshoren që të përqendrohet tek vetja dhe të mos tërhiqet kurrë nga nismat, sado të rrezikshme mund të duken.

Image result for LIBRA: LAPIS LAZULI

Akrepi-Obsidian

Obsidian stimulon intuitat e Akrepit, pastron atmosferën që i ‘ndotet’ herë pas here nga njerëz të këqinj dhe forcon aftësitë e brendshme. Kur Obsidian është në duart e akrepit, fuqia është e jashtëzakonshme dhe profecia përmbushet.

Image result for SCORPIO: OBSIDIAN

Shigjetari-Turquoise

Turquoise quhet guri (kristali) i Shigjetarit. Është ideali për ti sjellë fat kësaj shenje, ku së bashku përbëjnë ekipin perfekt për sukses në jetë.

Image result for SAGITTARIUS: TURQUOISE

Bricjapi-Jade

Për shenjën e tokës të Bricjapit, guri (kristali) Jade është gjithçka. Ndihmon për më shumë bollëk dhe prosperitet, gjëra të cilat bricjapit i mungojnë herë pas here. Jade do të ndihmojë në plotësimin e dëshirave që mban thellë brenda vetes; për sukses, famë, bollëk dhe pasuri.

Image result for CAPRICORN: JADE

Ujori: Aquamarine

Aquamarine mund të shërojë ujorin, që vërtetë ka nevojë, sidomos në aspektin e shëndetit fizik. Kristali Aquamarine është ideali për ujorin rebel sepse e frymëzon, e qetëson dhe i shkakton ndryshime rrënjësore pozitive në jetë.

Related image

Peshqit-Amethyst

Amethyst përfaqëson mençurinë dhe qetësinë shpirtërore, tipare dalluese të peshqve. Nëse kombinohen dhe qëndrojnë bashkë, ky Kristal ndihmon për të forcuar intuitën dhe mbron zemrën nga shqetësimet e ngjarjet negative, një kurë e përsosur për peshqit tepër të ndjeshëm. / Cosmopolitan/ Tiranapost.al. E.B

Related image